A po ndodh çarja e madhe Rama-Meta? Deputetja e LSI: Duhet të dalim vetëm në zgjedhje

424
Pas deklaratave të fundit të eksponentëve të rëndësishëm të PS-së, që duhet të bëhen gati edhe për të dalë të vetëm në zgjedhje, edhe nga aleati LSI, vijnë prononcime që i mëshojnë mos vazhdimit të koalicionit, të paktën në periudhën parazgjedhore.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka në një intervistë në “45 minuta” është shprehur, se një presidente grua do të ishte më e përshtatshme për të zëvendësuar presidentin aktual, pavarësisht nga cila forcë politike vjen. Por deputetja e LSI ka reaguar edhe në lidhje me zgjedhjet dhe koalicioni më PS duke deklaruar se do të ishte mirë që LSI të garonte e vetme në zgjedhje.

Ndërsa në lidhje me protestën e PD Caka tha se duhet të ketë dialog mes palëve për t’i dhënë garanci opozitës por shtoi se megjithatë qeveria Rama garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deputetja Caka për sa i përket ligjeve të reformës në drejtësi që kërkojnë 3/5 e votave, Caka tha se ka konsensus me PS dhe ato do të votohen në seancën e së enjtes.
Sigal