A ndjeni keqardhje për shqiptarët?!

550
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Zoti Palmer shprehu keqardhje, pse BE-ja nuk i hapi negociatat Shqipërisë, por nuk tha, nëse Shqipëria i ka zbatuar reformat e integrimit. Gjithashtu, zoti Palmer, nuk e tha, nëse është dakord me 9 kushtet e Gjermanisë ndaj Shqipërisë? Pse asnjë nga ndërkombëtarët nuk flet për vjedhjen e pasurisë së Shqipërisë nga Bankers, e cila ka përfituar 3 miliardë dollarë nga nxjerrja e naftës në 3 vite, ndërkohë nuk ka paguar asnjë kokërr leku taksa shqiptarëve? Pse këta zotërinj nuk flasin se kush i bëri deputetë dhe kryebashkiakë personat me rekorde kriminale? Përse nuk kërkojnë që institucionet që kanë miratuar mandatet e deputetëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale të dorëzojnë shenjat e gishtave dhe pastaj ato t’u dërgohen Interpolit për verifikim? Ku është Vllahutin, ambasadori Lu, që nuk folën se kush e mbolli Shqipërinë me hashash, apo për kokainën e Amerikës Latine, që vjen me kontejnerë në Portin e Durrësit, por në vend që të arrestohen trafikantët, shkarkohen 3 drejtorë porti? Zoti Palmer këshillon shqiptarët që të mos protestojnë kundër kësaj qeverie që korrupton, që bën zgjedhje në kundërshtim me Kushtetutën, që Parlamenti është pa opozitë, që ka lënë Shqipërinë pa rend Kushtetues, që 400.000 shqiptarë largohen nga Shqipëria për shkak të varfërisë. Atëherë, përse zoti Palmet nuk bëhet anëtar i PS-së?