A keni ambicie për ta drejtuar vetë ekipin negociator me Greqinë? Si përgjigjet Presidenti Meta

674
Presidenti Ilir Meta nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të jashtëm Ditmir Bushati për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë, por përmes një letre i ka kërkuar informacione shtesë. Pasi ka bërë publike këtë letër drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, Kreu i Shtetit ka shprehur qëndrimin e tij në një konferencë për shtyp.
Ai ka kërkuar nga ministri i Jashtëm që të japë informacion mbi përbërjen e grupit negociator, dhe detaje të tjera specifike.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ka ambicie për ta drejtuar vetë ekipin negociator me Greqinë, Presidenti Meta tha se nuk ka një qëndrim të tillë.
Por nga ana tjetër ai theksoi se “Presidenti i Republikës është përfaqësuesi i më i lartë i Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme”, dhe se do të zbatojë detyrimet që i cakton Kushtetuta.
“Sjellja e Presidentit bazohet në Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Negociatorët nuk dalin nga objekti i përcaktuar. Presidenti nuk synon rolin e drejtuesit të bisedimeve. Negociatorët janë njerëz të besuar të shtetit”, u shpreh Presidenti Meta.
Sigal