A ka sjellë Italia materiale të tjera për Tahirin? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

577
Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ka folur sot në lidhje me çështjen “Tahiri” dhe bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Drejtësisë shqiptare Etilda Gjonaj, ai u pyet nga gazetarët nëse ka sjellë Italia të tjera dokumente për ish-ministrin Tahiri si dhe për një opinion se çfarë pret nga drejtësia shqiptare.
Orlando tha se nuk komenton vendimet e drejtësisë por se është detyrë bashkëpunimi mes gjyqësorit.
Sot Gjykata ka vendosur që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të mos dalë jashtë pasi dyshohet se ka favorizuar një grup kriminal. Çfarë prisni nga drejtësia shqiptare dhe a keni sjellë material shtesë për ish-ministrin Tahiri?

Nuk komentoj veprimet e gjyqësorit italian, e aq më pak drejtësisë shqiptare.

Detyra jonë është që të shkëmbimet mes gjykatave të jenë sa më të mira jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve e të hetojmë në vend të prokurorive.
Sigal