A ka patur takim Meta-Rama në Gjirin e Lalzit? Ja si përgjigjet Presidenti i Republikës

457
Sigal

I pyetur nga gazetarët me zërat për një takim të mundshëm mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit, kreu i shtetit është përgjigjur duke u shprehur se,

“Ku ka më mirë se dashuria, por për ne politikanët është përgjegjshmëria. Prej një kohe të gjatë ka treguar një papërgjegjshmëri të madhe. Shqiptarët nuk e kanë merituar këtë polarizim të skajshëm. Nuk kam patur mundësi të takohem. Vazhdoj e pres. Mund ti takoj të gjithë sepse kjo është puna ime si presidenti i Republikës”, deklaroi Meta.

“Informacioni ka mbërritur në datë 7, unë kam qenë këtu dhe kam ardhur në datë 8. Nuk besoj se do të zgjidhte diçka pasi të gjithë ishin në fushatë. Sikurse e thashë edhe në komision, kam bërë përpjekje të takohem me zorin Ruçin. Gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje tjetër do të ishte e padobishme”, shtoi presidenti lidhur me pyetjen e gazetares se pse nuk e ka thirru Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me informacionin për sulme ndaj Kuvendit të Shqipërisë.