A ka marrë mesazh nga Rama pas dënimit? Ja çfarë thotë Saimir Tahiri

135

Duke ritheksuar se rrugës së drejtësisë i shkon i vetëm dhe pa asnjë mbështetje, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shuar kureshtjen e medias, nëse ka marrë apo jo një mesazh nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit të dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Ai ka thene shkrurt “fare”, duke shtuar se e rendesishme per te eshte t’i shkoj deri ne fund rruges se drejtesise per te verteten e tij, dhe ne kete perballje eshte i vetem.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim pas vendimit, a keni marrë ju mesazh nga Rama?

Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo, duhet të pyesni… fare dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përballë kjo është më e rëndësishme, si keni kureshtje për cdo gjë vec vendimit të gjykatës, këtë nuk e kuptoj