A është shkarkimi i Selim Belortajës, një arsye e fortë për nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë?

459
Sigal

Ministri Haxhinasto, 1 vit presion, për ta detyruar të firmos tarifat e rritura në shërbimin e terminalit të portit, në favor të koncensionarit mafioz

Pak ditë më parë, u arrestua ish-drejtori i Portit të Durrësit, zoti Eduard Ndreu, nën akuzat e abuzimeve me tenderat, lejet koncensionare e afera të tjera, të cilat drejtësia i ka në dosjen me të cilën i vuri prangat. Pas 8 vitesh drejtor në Portin e Durrësit, Ndreu, u zvendësua nga Selim Belortja. Pas 16 muaj në detyrën në krye të Portit Detar, edhe Selim  Belortaja, dha “dorëheqjen e befasishme”, duke deklaruar brenda 12 orëve, dy motive të dorëheqjes së tij. Paradite, tha se largohej për “shkaqe shëndetësore”, ndërsa në mbrëmje, tha se largohej për “qetësi personale”! Në aktin e dorëheqjes së tij, zyrtarisht nuk është shënuar as “ikja për qetësi personale” dhe as “ikja për arësye shëndetësore”, por është shënuar ky motiv: “Emërohet në detyrë tjetër shtetërore, për nevoja shërbimi, më të kualifikuara”. Informacionet që ka gazeta “Telegraf”, flasin për tjetër motiv të largimit të tij nga detyra. Dy ditë më parë, na erdhi informacioni, se ish-drejtori Selim Belortaja nuk është dorëhequr nga detyra e drejtorit të Portit Detar Durrës, por është hequr. Shkaku i vërtetë i largimit të zotit Belortaja është një letër sekrete, që atij ia ka dërguar në “konfidencë” dhe me “porosi nga lartë”, zoti Simon Alexander Harm, përfaqësues i koncesionit të huaj monopolist të shërbimeve në Terminalin e Portit Durrës “Albanian Terminal Operator shpk”, me kërkesën urdhëruese, për fiksimin dhe aplikimin e tarifave të reja të rritura, të çmimeve të përpunimit të mallrave me “Lefterak” në terminalin e Durrësit, mbi tarifën e miratuar në kontratën koncensionare, të lidhur me Qeverinë Shqiptare (Ministrinë e Transporteve) dhe me Portin Detar Durrës, më 22 gusht 2013, parashikuar çmimet e fiksuara, në pikën “2.6.2.g” të kontratës. Pas letrës së bosit të huaj Simon Alexander Harm e cila, sipas informacionit të “Telegraf” është zhdukur nga arkiva e Portit Detar të Durrësit. Ish-drejtori Selim Belortaja, në datën 14. 02. 2014, i kthen një përgjigje zyrtare koncensionarit, duke mos ia miratuar kërkesën për rritjen e tarifave të shërbimeve me “Lefterak”, me këtë vendim zyrtar, të Autoritet Portual Durrës:’ Në lidhje me tarifën e propozuar nga ju, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim relatoi qëndrimin përkatës dhe pas analizës së bërë për këkresën tuaj, sa më sipër, doli me vndimin se “AFTO” nuk mund të aplikojë asnjë tarifë të re, apo të ndryshuar, për të cilën nuk nënshkruhet marrëveshje dhe nuk ndiqen hapat e lartpërmendur….”. Pas kësaj përgjigjeje, në lojë është futur ministri Edmond Haxhinasto dhe “bosë” të tjerë të biznesit e politikës shqiptare, me ultimatumin ndaj drejtorit Belortaja e në mbështetje të pronarin të koncesionit të terminalit të Portit të Durrësit, mafiozit Heiko Luikenga, i cili sipas një dosjeje që disponon gazeta “Telegraf’, rezulton me prova shkresore e ligjore ndërkombëtare, se në vitin 1992 së bashku me 9 të pandehur të tjerë (shtetas gjermanë, polakë dhe amerikanë), janë marrë në ndjekje për 9 vepra penale nga Gjykata Amerikane e distriktit të Nju Jorkut, kur disa prej të cilave, janë akuzuar për krime që lidhen  me konspiracionin për t’i shitur Sadam Hyseinit armë kontrabandë me vlerë 96 milion dollarë, ndër këto 73 mijë kallashnikovë, 1 mijë raketa kundër-ajrore “MANPAD-Strela 2” dhe 4 mijë kundërtanke. Belrtja ka menduar se ndërhyrja e haxhinasto do të tërhiqej, por ka gabuar, mbasi prej ministrit i është bërë presion i vazhduaeshëm për të miratuar kërkesën e koncesnioinarit për rritjen e tarirfave të sëhrbimit prvat në portin e Durrësit. Sipas infroamcioneve, ky presion ka zgjatur afro 1 vit, aq sa e ka deturara zotin Bleroja të dorëzojë çelësat përballë “haxhinastove” që i bëjnë shërbime fitimeve abuzimve të koncesioneve mafioze edhe duke shkelur kontratar ligjore të shtetit shqiptar. Fakti është se Belortaja, që në gjithë historinë e detyrave të tij, nuk ka asnjë akuzë për lidhje me aktet korruptive, nuk ka bërë dorëheqje të vullnetshme, por është (dorë)hequr në presion për të krijuar terren abzuimesh e vjedhjesh prej koncesionarëve që vijnë nga jashtë si klientë e ortakë koncesionesh prej shtetarëve të lidhur me krimin!

PËRGJIGJA E ISH-DREJTORIT BELORTAJA

 Ja përgjigja, kthyer firmës koncesionare nga drejtori Selim Belortaja, që mendohet se është bërë shkak i largimit të tij nga detyra.

Autoriteti Portual Durrës Nr. prot: 332/1

Durrës, më 14.02.2014

Lënda: Mbi aplikimin e tarifës së përpunimit të mallrave me Lefterak

Drejtuar: Firmës koncensionare “Albanian Terminal Operator shpk- Durrës.

I nderuar [Simon Alexander] Harm!

Autoriteti Portual Durrës, pasi mori në shqyrtim shkresën tuaj nr. 80, datë 05.02.2014 “Mbi aplikimin e tarifës së përpunimit të mallrave me Lefterak”, ju informon se në Kontratën e Koncesionit për Menaxhimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Terminalit të Trageteve të Portit të Durrësit të lidhur në datë 22 gusht 2013, në pikën 2.6.2.g, parashikohet që “APD ka të drejtën që në çdo kohë, nëpërmjet marrëveshjes me shkrim me Koncesionarin, të ndryshojë pjesërisht ose tërësisht tarifat e publikuara në përputhje me legjislacionin në fuqi në momentin e ndryshimit”. Sipas përcaktimeve në ligjin nr. 9130, datë 8.9.2003 “Për Autoritetin Portual”, tarifat e reja apo ndryshimet e propozuara nga ndonjë operator që punon në port, Autoriteti Portual pas këshillimeve me Këshillin Konsultativ të portit cakton një kufi më të lartë të këtyre tarifave. Në rastin e miratimit të tarifave të reja apo të ndryshimeve, ato hyjnë në fuqi pas 60 ditësh nga data e botimit në gazetë. Në lidhje me tarifën e propozuar nga ju, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të relatojë qëndrimin përkatës. Për sa më sipër AFTO nuk mund të aplikojë asnjë tarifë të re apo të ndryshuar, për të cilën nuk nënshkruhet marrëveshje dhe nuk ndiqen hapat e lartpërmendur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Drejtor i Përgjithshëm

Selim Belortaja

 Foto 1: Faksimile e përgjigjes “Belortaja”, që refuzon rritjen e tarifave të shërbimit në terminalin e Portit Durrës

 Foto 2: Faksimile e njoftimit të gjykimit në SHBA, të koncesionarit të terminalit të portit Durrës, për trafik armësh për pushtetin e Sadam Hysein

Përparim HALILI