A është Dritan Prifti spiun i grekëve dhe Rusëve?

698
E gjithë karriera politike e Dritan Priftit është e sponsorizuar, e promovuar, dhe e mbështetur nga Sokrates Kokkalis!
Kush është Sokrates Kokkalis?
Sokrates Kokkalis, sot është në shërbim të Shërbimeve Sekrete Greke!
Sipas BBC (“Stasi spy claims hit Greek magnate”, BBC News, 20 February 2002 http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/1832174.stm) dhe gazetës britanike Indipendet (Olympiakos soccer chief was ‘spy for Stasi’, The Independent, 24 February 2002 https://web.archive.org/web/20101226172054/http://www.independent.co.uk/news/world/europe/olympiakos-soccer-chief-was-spy-for-stasi-661893.html). Në vitin 2001 Autoritetet Gjermane gjetën në arkivat e Stasit (Shërbimi Sekret i Gjermanisë Lindore, i krijuar nga KGB në kohën e regjimit komunist) gjeti një raport 350 faqesh, iu referuar agjentit “Roço” (“953/63”) dhe më vonë “Kaskade” dhe “KROKUS”. Nga të dhënat e Autoriteteve Gjermane “Roço” ishte kodi përmendur për Sokratis Kokalis, i rekrutuar më 25 janar 1963 dhe për këtë arsye Prokurori Gjerman i ngarkuar me këtë çështje i dorëzoi dosjen e plotë kryeprokurorit Grek. Kjo solli një reagim 24 orësh të shtypit grek, por brenda 24 orësh Kostas Tsimas, shef i shërbimit grek inteligjencës (EYP) në atë kohë dhe mik shumë i afërt i ish-Kryeministrit grek Andreas Papandreu, deklaroi se Kokkalis është “një patriot grek”, i cili “ka punuar për interesat kombëtare greke në Ballkan dhe gjetkë “. (Eleftherotypia, February 26, 2002)
3 ditë më parë u zbuluan edhe lidhjet e tij të ngushta dhe të çuditshme me Qeverinë Ruse! Kokkalis u kritikua nga mediat greke dhe ndërkombëtare në lidhje me aktivitetet e tij në Rusi, ku kompania e tij Intralot kishte shitur pajisje lotari, teknologjik know-how dhe software. Megjithatë, nuk pati akuza formale ndaj tij, sepse Qeveria Ruse shprehu besimin e saj të plotë tek Kokkalis dhe Intralot. (Kokkalis under attack, Athens News, 22 February 2002)
Kritika të shumta pati edhe në shtypin rumun ndaj Kokkalis dhe kompanive të interesave të tij Intralot dhe Intracom, për gjoja dhënie ryshfeti zyrtarëve rumunë në nënshkrimin dhe zgjerimin e kontratave që ishin tërësisht të pafavorshme ndërmjet firmave greke dhe Lotarisë rumune, me humbjet që arrijnë deri në 1 miliard Euro, deri në prill 2014. [9] [10]

Dosja e plotë e spiunit komunist Kokkalis gjendet edhe te një faqe amerikane http://cryptome.org/kokkalis-stasi.htm
Kokkalis prej 1997 dhe deri më sot është partneri kryesor i George Soros për Ballkanin dhe të gjitha bursat e lidershipit që ka financuar Soros në Shqipëri, kanë qenë gjithmonë në një marrëveshje të vjetër të ndarë në kosto 50% me 50% nga të dy. Dihet se shoqëria civile greke ka qenë çuditërisht shumë pasive në bashkëpunimet me Shqipërinë (ndryshe nga aktiviteti i tyre në rajon), sepse ky ka qenë pakti që në fillim, që interesat greke në këtë sektor prej 1997 mbulohen me marrëveshje nga Kokkalis, nëpërmjet rrjetit Soros.

Aktualisht dy përfaqësuesit kryesorë të Kokkalis për Shqipërinë zyrtarisht janë, Kosta Barjaba (i famshëm për vjedhjen në dyqanet e Palo Altos 2 vjet më parë) dhe Dritan Prifti! (http://www.kokkalisfoundation.gr/page.ashx?pid=17&cid=15&apid=14&qcid=71&mid=7)
Dritan Prifti të gjithë karrierën, që kur Meta e emëroi Ministër, kur ishte Kryeministër në 2000, e ka pasur krejtësisht të sponsorizuar që nga shkollimi, rroga, bizneset personalisht nga spiuni i KGB dhe STAS dhe sot i shërbimeve sekrete greke Sokrates Kokkalis!
A mund të konsiderohet Dritan Prifti spiun vartës i kryespiunit Sokratis Kokkalis?
Le ta gjykojë vetë publiku, bashkë me të gjithë aktivitetin e tij politik që ka qenë gjithmonë guri i parë i dominosë së trazirave politike në Shqipëri, (si në 21 Janar 2011, rasti Doshi, apo tani.)
Sigal