A është dorëzuar Rama? Ish-ministri i Metës paralajmëron: Çmimi që do paguajë

49
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani flet për ‘dorëzim’ të kryeministrit Edi Rama. Në një status në “Twitter” Manjani ironizon me deklaratat e mëparshme të kryeministrit, të cilin e akuzon për trajtim arrogant të kundërshtarëve. Sipas tij, ky është çmimi që duhet të paguhet.
“Dorëzohet Kryeministri?! Çudi pra,do hynte në zgjedhje vetëm! Trajtimi arrogant i kundërshtarëve e ka këtë çmim! Por precedenti është i keq!”, shkruan Manjani.

Nuk dihet se kujt fakti i referohet ish-ministri i LSI-së që paralajmëron këtë dorëzim të kryeministrit Rama.

Sot kreu i qeverisë mblodhi ministrat socialistë në zyrën e tij para seancës plenare, një takim ky rutinë i çdo jave por nisur nga situata politike në vend, u bë e ditur se temë e diskutimeve do të ishin edhe propozimet e LSI-së dhe kërkesat e opozitës.