A duhet presidenti të shpërndajë Parlamentin? Duka: Moralisht jam dakord!

483
Sigal

Për kryetarin e PAA-së, Agron Duka shpërndarja e parlamentit është një e drejtë morale që duhet të ndodhë. I ftuar në një studio televizive, Duka tha se parlamenti aktual nuk është normal. Sipas tij, për të marrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, kreu i shtetit duhet ta studiojë me shumë kujdes.

Pyetje: Qoftë për retorikë ose jo, Presidenti ka artikuluar edhe shpërndarjen e Parlamentit, mund të jetë kjo që mundësi që mund të vijë në takimin e nesërm?

Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidenti. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament normal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realist, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj.