A duhet LSI të pretendojë dhe të marrë postin e kryeministrit

477
Sigal

 Kandidati për kryetar i LSI më se një herë ka kërkuar që Lëvizja Socialiste për Integrim ta ketë vetë postin e kryeministrit. Në një prononcim për mediat ai ka thënë se “LSI e ka mbërritur tashmë pjekurinë e vet politike dhe i ka dhënë me të tepërt provat e veta, për të fituar një pozicion të ri, në politikën shqiptare. Një rol të mirëfilltë udhëheqës në nivel kombëtar. LSI, nuk duhet të vazhdojë e të prodhojë kryeministra, që nuk janë me teserën e saj. Sepse shpesh kemi qenë të detyruar të paguajmë kosto shumë të larta si parti politike, kur aleatët, edhe hapur edhe nëpër korridore, na e kanë lënë ne, faturën e dështimeve te tyre. Edhe për vendime apo për zgjedhje politike, që as na kanë pyetur fare”.

Natyrisht që propozimi i tij ka një bazë reale. Koalicioni i LSI me Partinë Demokratike e shpëtoi vendin nga zgjedhjet e parakohshme dhe nën qeverisjen e demokratëve u hodhën disa hapa të rëndësishëm, mes të cilëve edhe lëvizja  e lirë pa viza në zonën “Shengen”. Koalicioni i ri i LSI me PS shërbeu për të hedhur hapa të tjerë, mes të cilave edhe ndërmarrja e një sërë reformash, përfshi edhe Reformën në Drejtësi. Po aq përcaktuese ka qenë edhe mbështetja e LSI në fitoren e kryebashkiakut Veliaj, çka nuk ndodhi në një mandate të mëparshëm kur Edi Rama u mund nga kreu i opozitës Lulzim Basha.