A do t’i hapë PD rrugë protestave? Ja si përgjigjet kryeopozitari Basha

552
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, deklaroi se opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, atje ku do të vijojë betejën e tij. Pyetjes së gazetares së ‘News24’ Elda Menga nëse PD do t’i drejtohet protestave, Basha pohoi se ‘lufta’ do bëhet në sallën e Kuvendit.
“Ne do ta vazhdojmë këtë beteje brenda parlamentit dhe sfida e opozitës të marrë një vendim tjetër”, tha Basha.
Mes të tjerash ai pohoi se jetë parlamentare nuk ka, pasi sipas tij qeveria nuk është përgjegjëse.
“Në mbështetje të një zgjidhje politike përmes një qeverie antimafia, dhe interesat mafioze, por përmes ndryshimeve ligjore të bëjnë të mundur heqjen e narko-shteti. Jetë normale parlamentare nuk ka. Prej ditës së parë nga parlamenti i dalë nga droga, kemi shtruar problemet. Çfarë problemesh ndodhin në këto kushte? Kjo qeveri nuk është përgjegjëse. Pa zgjidhur këto probleme vendi nuk mund të ecë përpara. Ndaj paralelisht me mbështetjen që i jap prokurorisë për të çuar para hetimeve, që Tahiri sdo t’i shpëtojë, detyra jonë, është që të ecim para. Të gjithë sëbashku do ecim para”, tha Basha.
Po ashtu, kryetari i PD-së tha se opozita do të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.
PD mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, ngritjen e SPAKU-ut, ku do të ndihmojë në çmontimin e narko-shtetit. Kam besim se në bashkëpunim me SHBA dhe BE opozita dhe PD do ia dalë që institucionet e reja të drejtësisë të jenë një vlerë e shtuar në çmontimin e narko-shtetti.
Duke qëndruar tek çështja ‘Tahiri’ Basha shpesh herë ka akuzuar për lidhje me krimin edhe zyrtarë e ministra të tjerë, por asnjëherë nuk ka folur me emra. Ndaj, i pyetur lidhur me faktin nëse ka prova për implikim edhe të ministrave të tjerë, Basha tha se: “PD dhe unë jemi në kontakte të vazhdueshme. Opozita dhe partnerët kanë informacione të besueshme për rolin e individëve dhe kthimin e Shqipërisë në bazë të trafikut të drogës. Është detyra jonë që të bëjmë denoncime publik, por të sigurohemi që këta individë sado të pushtetshëm të jenë, anëtarë të kabinetit, drejtues të lartë, të trajtohen të barabartë para ligjit. S’marr përsipër të komentoj dekorata dhe qëndrime. Këto qëndrime janë të qarta. Jam këtu për të dhënë qëndrimet e opozitës. Edi që gazetari ka kohë të vështira. Ju bëj thirrje të bëheni pjesë e zbulimit të së vërtetës. Ftoj dhe gjithë shqiptarët të lexojnë qartë mesazhet e partnerëve tanë.”.
Sigal