A do t’i hapë Brukseli negociatat me Shqipërinë? Fleckenstein ka një lajm të mirë për shqiptarët

455
Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri ishin një test i kaluar me sukses. “Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se proçesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët”, tha eurodeputeti. Pretendimit për shit/blerje të votës, Fleckenstein thotë se duhet të ndiqen në rrugë ligjore.
“Nuk kam prova të shit/berjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit/blerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim”, u shpreh Fleckenstein.
Sipas eurodeputetit, është koha që Brukseli të hapë negociatat me Shqipërinë.
“Jo, nuk jam dakort me komisionerin Hahn, se ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të procesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi eurodeputeti Fleckenstein.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në fillim të muajit se Shqipëria mund të aplikojë për hapjen e negociatave këtë vjeshtë.
Sigal