Çlirim Gjata: A do të zëvendësohen mandatet?

505
Sigal

Ish kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata: Ja se çfarë ndodh tani me listat e kandidatëve për deputetë

Që dje, zyrtarisht, parlamenti ynë nuk ka 140 deputetë, por 79 deputetë, pasi deputetët e opozitës i kanë dorëzuar mandatet e tyre.

Pyetja është: A do të zëvendësohen këto mandate, derisa edhe kandidatët e tjerë në partive parlamentare kanë firmosur dokumentin që nuk do të marrin mandatet e deputetëve dhe nga cila listë e partive, do të plotësohen, nëse e lejon Kodi Zgjedhor, për më tepër, që zgjedhjet parlamentare të 2017 u bënë pa koalicione zgjedhore?

Çlirim Gjata, ish kryetari i KQZ-së përgjigjet: KQZ bën kërkesën për zëvendësimin brenda 30 ditëve me emrat që vijnë pas tyre në listë, kjo është procedura, por ka ndodhur që komplet opozita në bllok u largua nga Parlamenti. Lista është politike dhe janë persona politikë. Edhe këta të dytët i kanë dërguar KQZ-së një letër secili ku shprehen se nuk duan ta marrin mandatin. Nëse mbaron lista e Partisë Demokratike, mbaron gjithçka, sepse në zgjedhjet e fundit partitë janë futur vetëm, nuk ka pasur koalicione. Duke u regjistruar lista e tyre dhe duke mos pasur koalicione nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, – deklaroi Çlirim Gjata. Ai tërhoqi vëmendjen edhe ndaj ambasadorit francez për deklaratat e bëra nga ky i fundit për mos djegien e mandateve dhe zhvillimin e protestave paqësore duke thënë, se ai duhet të marrë parasysh protestat masive që po ndodhin në Paris ku prej muajsh qyteti është në kaos E tha edhe Basha sot se ndërkombëtarët duhet të kenë parasysh se kush i qeveris ata dhe çdo të bënte populli, nëse do të qeveriseshin nga një qeveri e tillë që vjedh votat”.