A do të ulesh në tavolinë me Ramën si kryetar i PS? Përgjigjet Basha

630
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur sot një komunikim me gazetarët ku ka folur mes të tjerash për krizën e rëndë politike që ka kapluar vendin.

Basha u pyet nga gazetarët nëse do të pranonte të ulej në tryezë me Ramën jo si kryeministër po si kryetar i PS-së, pyetje të cilës iu përgjigj negativisht.

Basha tha se vendimi për të mos u ulur në tryezë me Ramës si kryeministër është marrë në forumet e PD dhe me aleatët e saj, dhe nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me lajmet për përçarjen.

A është tabu ulja në tryezë me Edi Ramën si përfaqësues i PS?

Basha: Së pari ka një vendim të marrë në forumet e PD-së, këto nuk janë qëndrime personale dhe nuk iniciohen nga interesa të momentit.

Kemi një hajdut që ka burgosur mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Qëllimet tona janë të pandryshuara dhe janë të marra në unanimitet të plotë, ndryshe nga sa thonë mercenarët e Edi Ramës, se ka përçarje të PD-së apo të aleatëve të saj.

Nuk na thyejnë presionet, është hedhur lekë i madh për të na përçarë.