A do të rikthehet Saimir Tahiri në PS? Ish-ministri nuk pyet për mendimin e Ramës

466
Sigal

Ish-ministri Saimir Tahiri po iu përgjigjet interesit të gazetarëve nëse do të rikthehet në politikë, dhe a ka ardhur momenti të tregojë ndonjë emër, për ata që po i hidhën në fyt. Tahiri tha se rikthimin në politikë e ka vetë ai në dorë, dhe nuk pyet askënd në PS, rrjedhimisht as Edi Ramën.

Kur keni menduar të thoni ndonjë emër, dhe a e keni menduar rikthimin në PS?

Tahiri: Juve duhet tiu shqetësojë më shumë fenomeni sesa emri. Me emrat e kam shumë kollaj që ta zgjidh vetë, sa i takon rikthimit tim në politik ose jo, se di pse keqkuptohemi se kjo lidhet me një post qeveritar. Nuk e kam menduar këtë çështje deri më tani, se çdo bëj me karrierën këtë nuk e ka në dorë as partia dhe as ndonjë njeri tjetër aty, e kam në dorë vetëm unë.