A do të kthehet lista serbe në Qeverinë Haradinaj? Përgjigjet deputeti Igor Simiç

615
Igor Simiç, nga Lista Serbe, është kundërpërgjigjur ndaj deklaratës së Memli Krasniqit të PDK-së se përfaqësuesit e Listës Serbe duhet të kthehen në Qeverinë e Kosovës.
“Qëndrimi që është shfaq atë ditë (ditën e arrestimit të Marko Gjuriç) ndaj popullit serb dhe përfaqësuesve serbë në Mitrovicë që shenjë që tregon se ne nuk mund të kthehemi në atë qeveri”, ka thënë Simiç.
Mediat kosovare shkruajnë se ky subjekt politik pret zgjedhjet e reja.
“Nuk frikohemi nga zgjedhjet e reja. Ne kemi fituar mbi 90 përqind të votave të serbëve në Kosovë dhe nëse e prapë votohet, ne do të fitojmë edhe më shumë pasi që qytetarët na besojnë”.
Sigal