A do të ketë dhunë në 30 Qershor? Ja përgjigja e kreut të FRPD-së

572
Sigal

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në votime false.

“Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje. Shqiptarët s’mund të marrin pjesë në votime false. Situata në Shqipëri është e paprecedentë, po ikin me mijëra shqiptarë”

A do të ketë dhunë në 30 Qershor?

“Dhuna nuk ka qenë kurrë instrument dhe mjet i kësaj force politike dhe nuk do të jetë. Çdo akt dhune i shërben një njeriu, Edi Ramës…Gjysma e lënë jashtë zgjedhjeve e ka të pamundur të lejojë farsën…Por nga kjo seli nuk do dalin kurrë thirrje për dhunë dhe për marrje me forcë të pushtetit”, u shpreh kreu i FRPD.

Në fund, Këlliçi shtoi se, deri ditën e premte pret të ketë një reflektim.

“Jam shpresëplotë që deri ditën e premte do ketë një reflektim. Të kuptohet se një tension i panevojshëm nuk i shërben kurrkujt”, u shpreh Këlliçi.