Nga selia blu, ku Voltana Ademi dhe kryebashkiakët e tjerë ishin në takim me Bashën tha se është ende herë për të vendosur nëse do të duhet apo jo të lërë postin e kryebashkiakes.
Voltana Ademi tha se situatë është shumë e rëndë, ndaj duhet reagim i gjithë njerëzve.
“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar.
Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet.
Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur,”-deklaroi Ademi.