A do PD-ja të ndryshohet Kodi Zgjedhor aktual?

593
Sigal

Deputeti Oerd Bylykbashi pranon gjysmën e së vërtetës: Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor

Kohë më parë, bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi kishin deklaruar publikisht, që PD dhe PS kanë gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, pa dhënë ndonjë hollësi. Siç dihet, ky komision parlamentar i ka shtyrë 2 herë deri tani mandatin, sepse asgjë nuk është arritur për reformën zgjedhore. Derisa 2 bashkëkryetarët e këtij komisioni parlamentar pranojnë që kanë gjetur konsensusin për reformën e re zgjedhore, një gjë kuptohet: Që PS dhe PD nuk duan të ndryshojnë sistemin zgjedhor, Kodin Zgjedhor aktual.

Bylykbashi, nuk e thotë hapur: A do apo jo, PD-ja të ndryshojë sistemi aktual zgjedhor?

Deputeti i PD-së kundërshtoi mbrëmë zërat për një marrëveshje të fshehtë PS-PD për reformën zgjedhore, duke shuar të gjithë zërat për një marrëveshje të mundshme mes PS dhe PD për reformën zgjedhore. Bylykbashi shkruan se nuk ka asnjë marrëveshje mes dy forcave kryesore dhe se e vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjithshme. Ai thotë se qeveria është duke u mbytur për shkak të bashkimit me krimin. Deputeti demokrat deklaron se e vetmja mënyrë që çdo reformë zgjedhore të funksionojë është largimi i qeverisë. Bylykbashui: Sqarim për një lajm fundgushti:‎ Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur.

Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëve. Sistemet zgjedhore vendosen për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ‎që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që i takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019. As shashkat për sistemin zgjedhor dhe as ato për votën e emigrantëve nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi për një qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush është politikani dhe kush është krimineli. Një qeveri narkosish, që qeveris e ulur në pakot e drogës dhe eurot që ajo prodhon, duhet qëruar sepse përbën rrezik kombëtar! Pa këtë, çdo reformë zgjedhore mbetet thjesht në letër sepse nuk garanton dot zgjedhje që nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i bën fajde as shqiptarëve në Shqipëri dhe as atyre në emigracion!