A do ndahet Idrizi nga Rama? Ja çfarë deklaron për koalicionin kreu i PDIU

461
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka bërë një deklaratë të dyshimtë paraditen e kësaj të premteje gjatë një takimi me të rinj dhe simpatizantë të forcës që drejton në Bërzhitë, kur artikuloi se do të ishte më mirë sikur partitë politike të garonin më vete.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Idrizit është një paralajmërim për të dalë nga koalicioni me Partinë Socialiste, por ai është shprehur qartë se nuk dëshiron një koalicion parazgjedhor. “Partitë të shkojnë jashtë koalicioneve në zgjedhje. Të marrim votën që na takon, më pas të mendohet për koalicionet”,- ka thënë ai.
Sigal