“95 vjet Kuvend”, Meta: Etikë e re parlamentare, fjala të ketë peshë!

492
TIRANE – “Kuvendi i Shqipërisë kërkon një etikë të re parlamentare, në respekt edhe të atdhetarëve që lanë pas interesat e tyre për qytetarët.” Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i pranishëm në një aktivitet me rastin e “95 vjetorit të themelimit të Kuvendit”.
Duke bërë një analogji me situatën e tanishme politike në jetëtn parlamentare, Kreu i Kuvendit Meta theksoi në fjalën e tij se është e rëndësishme që të ketët një etikë të re parlamentare, ku deputetët të mbajnë përgjegjësi dhe të ketë peshë fjala e thënë prej tyre.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nuk duan të shohin më modele jo të hijshme për një Kuvend, por se deputetët duhet të debatojnë për të gjetur zgjidhje për problemet e qytetarëve.
Kryeparlamentari Meta tha se mesazhi më i qartë vjen nga paraardhësit tanë të cilët 95 vite më parë u ngritën kundër interesave të tyre personale për të mirën e qytetarëve.
“Kërkohet një etikë e re parlamentare dhe ne kemi bahkëpununar me OSBE dhe të gjitha grupet parlamentare ta nënshkruajnë në mënyrë që fjala e thënë të ketë peshë dhe vlerë. Kjo pasi çdo deputet nuk përfaqëson veten por mijëra qytetarë që presin zgjidhje. Por edhe kur nuk presin zgjidhje, nuk dua të shohim modele jo të hijshme në parlament për fëmijët e tyre që duan t’i rrisin. Prandaj këta njerëz të jashtëzakonshëm u ngritën mbi interesat e tyre, dhe prandaj këtë duhet të bëjmë edhe ne. sfidat mbeten të rëndësishme sepse vendi ka probleme ekonomike. Ne duhet të përqëndrojmë më shumë debatin këtu. Duhet punuar si të përmirësojmë imazhin e vendit dhe jo ta dëmtojmë atë.” u shpreh Meta
Meta: Kongresi i Lushnjes shembull i bashkimit kombëtar
Duke folur në lidhje me rolin e Kongresit të Lushnjes, Meta vlerësoi rolin e personaliteteve në fjalë. Sipas Metës, madhështia e tyre qëndron në faktin e bashkimit të tyre në interes të vendit dhe problemeve madhore që po kalonte.
“Shkresa e Kongresit të Lushnjes ishte një akt madhor i personaliteteve më të mëdha dhe përgjegjëse të vendit tonë. Dhe madhëstia e Kongresit të Lushnjes qëndron pikërisht tek bashkimi i forcave të brendshme për të iu imponuar forcave të jashtme për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Vetë propozimi për të bërë një vlerësim të veçantë 27 marsit është një propozim me vlerë për t’u diskutuar nga Kuvendit, pasi data e krtijimit të parlamentit të parë është e rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor.” tha Kryeparlamentari 
Sigal