94 milionë lekë për 70-vjetorin e çlirimit të vendit

700
Sigal

Në kuadër të festimeve të 70-vjetorit të Çlirimit të Vendit, Këshilli i Ministrave vendosi dje të shtohet fondi prej 94 milionë lekësh, i cili do të ndahet për disa institucione.

1. Ministria e Mbrojtjes merr 7 milionë lekë, për kryerjen e punimeve restauruese në vendkomandën taktike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëve. 2. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë merr 23 milionë lekë, për organizimin e koncertit të madh përmbyllës dhe të fushatës publicitare, me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Vendit. 3. Ministria e Arsimit dhe Sportit merr 5 milionë lekë, për: Organizimin e kampionatit sportiv mes shkollave “Kupa e 70-vjetorit të Çlirimit”; Organizimin e ekspozitës kombëtare mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me imazhin e lirisë; Konferencën shkencore për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. 4. Ministria e Kulturës merr 47 milionë lekësh, për: Organizimin e ekspozitës “Albanian artists after the fall”, në hollin e Kryeministrisë; Festivalin e Dritave; Ndërhyrjen restauruese në 20 objekte përkujtimore të Luftës Antifashiste NÇ; Ekspozitën në “Bunkerin antibërthamor të Linzës”; 5. Prefektura Tiranë merr 1 milion lekë, për kryerjen e punimeve restauruese në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë, në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit. 6. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka në dispozicion 1 milion lekë, për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Vendit. 7. Kryeministria ka në dispozicion 10 milionë lekë, për organizimin e aktiviteteve me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Vendit