9 nëntori , datë optimiste, Gjosha: Reforma në drejtësi u votua, KE të mbajë premtimin

460

Sigal

 Shqipëria pothuajse i ka
mbaruar “detyrat e shtëpisë” të lëna nga misioni europian, ndaj tashmë është në
pritje të një note kaluese për të kaluar në fazën tjetër. Në një intervistë për
“News 24”, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha thotë se data 9 nëntor, po
pritet me optimizëm.


Në rast të një rekomandimi pozitiv, për numrin një të
Integrimit Shqipëria nuk duhet të druhet nga vota kundër e ndonjë shteti anëtar
të BE.

Por data 9 nuk është e vetmja e rëndësishme në këtë nëntor.
Tre ditë më herët se kjo datë, LSI do të ketë kryetarin dhe strukturat e reja.

Ndërkaq, ministrja Gjosha, e cila ka ndjekur nga afër
fushatën për zgjedhjet vendore në qarkun e Korçës, sqaron arsyet se pse PS iu
la dorë e lirë për kandidatin e Kolonjës.