9 Maji, dita e Europës

745
Dita e sotme është e shënuar në kalendarin e ngjarjeve botërore, si Dita e Europës. Është dita që kujton deklaratën e 9 Majit në vitin 1950, kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të atij që sot njihet si Bashkimi Europian. Ishte Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ai që bëri një deklaratë lexuar shtypit ndërkombëtar i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet veçanërisht të çelikut dhe qymyrit. Kjo do të ishte kolona e parë për një Federatë të ardhshme Evropiane. Ajo çfarë Schuman kërkonte ishte krijimi i një institucioni evropian, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Në vitin 1985, në Samitin e Milanos krerët e BE-së, vendosën që data 9 Maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.
Sigal