800 mijë dollarë për ndërhyrjet në parqe, Parku i Dajtit i kalon bashkisë

551
“800 mijë dollarë është fondi për ndërhyjet e para në rehabilitimin e parqeve në kryeqytet. Nëpërmjet Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, bashkia synon të bëj rikonstruksion të tyre dhe krijimin e parqeve të reja për t’i dhënë mundësi argëtimi fëmijëve. Për Kopshtin Zoologjik do të ketë një masterplan ndërsa Parku Kombëtar i Dajtit do të administrohet nga bashkia.
Tirane- Puna për rehabilitimin parkut të Presidencës do të zgjasë rreth 2 muaj. Por ky park nuk do të jetë i vetmi në rikonstruksion. Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjenicë së Parqeve dhe rekreacionit kanë parashikuar një fond prej 800.000 dollarë për ndërhyjet e para me qëllim shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe ambjeteve argëtuese të fëmijëve.
Erion Veliaj: “Agjencia do të ketë në administrimin e vet të gjitha parqet që janë në bashkinë e Tiranës, përfshi Parkun e Liqenit dhe parqet e reja që i janë shtuar Tiranës. Parku i Dajtit nga fillimi i vitit tjetër do të kalojë nën administrim të bashkisë së Tiranës. Kemi miratuar nga qeveria shqiptare një fond prej 800 mijë dollarësh për investimin e parë në parkun e Liqenit të Tiranës. Ky do të jetë i pari nga 10 ndërhyrjet “
E afërt do të jetë koha edhe në tjetërsimin e kopshti zoologjik.
Erion Veliaj: “Besoj se deri në fund të vitit të kemi një masterplan për ta detajuar. Vitin tjetër dhe brenda këtij mandati do të kemi një Kopsht Zoologjik, një hapësirë shumë të nevojshme për fëmijët:
Parku kombëtar i Dajtit do të merret nën administrimin e bashkisë dhe sipas projekteve të bashkisë, në Liqenin Artificial të Tiranës, në mushkrinë e vetem të kryeqytetit, do të ketë park për të vegjëlit.
Sigal