8 milionë euro drogë kapet në Itali

552
Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme dy skafistë vlonjatë, ndërsa ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 900 kg drogë, e cili vinte nga Shqipëria. Por burime policore bëjnë me dije se ka qenë pikërisht Policia Kufitare, e cila ka njoftuar policinë e Malit të Zi se ka dyshime se personat, të cilët kanë kaluar kufirin në këmbë mund të merren më drogë. Për këtë arsye, mësohet se policia e Malit të Zi i ka mbajtur nën vëzhgim, teksa ata kanë shkuar dhe kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur në drejtim të Italisë. Menjëherë policia e Malit të Zi ka njoftuar autoritet italiane për gomonen në fjalë, e cila ka organizuar edhe aksionin për kapjen e saj. Guardia di Finanza ka pikasur një gomone, e cila po lundronte drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje, për ta kapur ditën e djeshme. Nga burimet paraprake policore bëhet me dije se të arrestuarit janë K. B. 53 dhe A. B. 40 vjeç nga Vlora. Mësohet se sasia e drogës e kapur nëse do të shitej, trafikantët do të fitonin gati 8 milionë euro.
Sigal