“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD: Ndihmuam banorët me ndihma, gjendemi pranë shqiptarëve

234

8 Dhjetori këtë vit, nuk është një ditë feste. Për Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe për djemtë dhe vajzat e Forumit Rinor të PD, është nje ditë solidariteti me të prekurit nga tërmeti. Zoti Basha dhe të rinjtë demokratë ishin në Mamurras, ku gjenden me qindra familje të prekura nga tërmeti.

“Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si akush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni ndërimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh zoti Basha.

Të rinjtë dhe banorët dëshmuan se në Mamurras, prej gati 2 javësh, të vetmet ndihma që u janë shpërndarë familjeve të prekura nga tërmeti janë ato të vullnetarëve të rinj të opozitës. Në ditën e 8 Dhjetorit, zoti Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

“Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfërat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”- u tha zoti Bash ate rinjve në këtë 8 Dhjetor solidariteti.