75 vjetori i Holokaustit, Panariti: Krenar për popullin shqiptar dhe familjen time që stehoi familjen hebreje Kuone

437
Sigal

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti , kujton miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit. Në një reagim të tij në faqen “facebook” ndan rastin konkret të familjes së tij, e cila  kishte strehuar familjen hebreje Kuone.

“Në përkujtim të 75 vjetorit të holokaustit, krenar për popullin shqiptar i cili mbrojti nga shfarosja hebrejtë dhe nuk dorëzoi asnjë prej tyre. Krenar për familjen time e cila strehoi në shtëpine e saj në Korçë dhe shpëtoi nga bishat naziste familjen hebreje Kuone. Objekte të shkëmbyera midis dy familjeve Panariti dhe Kuone para 75 vitesh ruhen tashmë në muzeun e holokaustit në Washington DC. Ndër to spikat edhe një varëse që vajza hebreje atëherë 14 vjeçare Frida Kuone mbante me vete kur u strehua te Panaritet..”,shkruan Panariti.