75-vjetori i çlirimit të Skraparit, Meta: Sot duhet të jemi të bashkuar rreth vlerave të lirisë

501
Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit, presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e ceremonisë së homazheve. Mësohet se Meta në shenjë respekti dhe mirënjohje kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.
Gjatë fjalës së tij Meta pohoi se 5 shtatori është një ngjarje e rëndësishme pasi i dha një shkëndije të fortë shpresës dhe besimit se vendi mund të çlirohej.

“5-Shtatori është një ngjarje shënuar jo vetëm për popullin e Skraparit por është një ngjarje e shënuar edhe për L.A.NÇ. Çlirimi i Skraparit dha një mesazh shpresë për çlirimin e gjithë vendit pasi ndodhi pak ditë para mbledhjes së Konferencës së Pezës. 5-Shtatori është nje ngjarje e rëndësishme pasi i dha një shkëndije te forte shpreses dhe besimit se vendi mund te çlirohej. Skrapari i dha Çlirimit e vendit 2000 partizanë e partizane dhe mbi 300 dëshmorë. Këtu u zhvilluar disa nga betejat me heroike dhe me te përgjakshme te L.A.N.Ç, siç ishte lufta e përgjakshme e brigadës se pare sulmuese dhe shume beteja te tjera. Ne Skraparin e çliruar u mbajt edhe Kongresi i pare i Rinise Antifashiste Shqiptare. Sot përulemi me nderim dhe respekt para te rënëve ne lufte dhe japim mesazhin se duhet te jemi te gjithë te bashkuar rreth vlerave te L.A.N Ç, duhet te përulemi me nderim para atyre qe dhanë jetën, duhet te tregojmë respekt për veteranet e invalidët e luftes dhe keto tradita duhet ti përcjellim tek brezat ne vazhdim sepse janë vlera te pavdekshme. Këto vlera duhet te na udhëheqin gjithmonë për nje te ardhme sa me te ndritur. Suksese është te gjithë nxënësve te Skraparit ne prag te fillimit te vitit te ri shkollor dhe mirënjohje për te gjithë mësuesit, te cilëve ju them qe se bashku me mësimet te punojnë per te kultivuar tek ta dashurine per keta dëshmorë te qytetit te Skraparit qe dhanë jetën per lirine e ketij qyteti dhe te gjithe vendit pasi Skrapari dhe Berati kane dhëne nje kontribut te jashtëzakonshëm ne L.A.N.Ç.”, tha Meta.
Sigal