70-vjetori i Çlirimit të Lezhës, Meta: Nderim për ata që dhanë jetën për liri

340

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Lezhës, kanë vendosur sot kurora me lule dhe kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të këtij qyteti. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ditën e djeshme, ishin te pranishëm edhe deputetë, drejtues vendor e veteranë të luftës antifashiste. Pas nderimit të dëshmorëve, aktivitetet për 70-vjetorin e Çlirimit të Lezhës janë zhvilluar në pallatin e kulturës së këtij qyteti. Kreu i Kuvendit, Meta duke vlerësuar këtë ditë të shënuar për Lezhën është shprehur se shteti shqiptar u ndërtua përmes vuajtje dhe sakrificave, ndaj nderimi për ata që dhanë jetën për liri është një detyrim i secilit prej nesh. Ndërsa Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke iu referuar shënimit të kësaj date, është shprehur se forcat e armatosura i kushtojnë një vëmendje të veçantë bashkëpunimit civilo-ushtarak në përballimin e fatkeqësive natyrore. Sipas saj pasojat e shkaktuara në Lezhë janë si pasojë e neglizhencave gjatë 23-viteve, duke shtuar se duhet të reflektohet për të gjendur këto shkaqe dhe mënyrat e mëdha për të përballuar të tilla situata. Më pas aktiviteti për 70-vjetorin e Çlirimit të Lezhës u mbyll me një koncert festiv kushtuar kësaj dite të shënuar për mbarë kombin shqiptar