7 ligje nga paketa e reformës në drejtësi, të enjten në Kuvend

506
Shtatë nga 27 ligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese, janë parashikuar për diskutim në seancën plenare të Kuvendit, të ditës së enjte.
Aktet ligjore kanë të bëjnë me thelbin e funksionimit të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët.
Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos ato në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile.
Rendi i ditës i Kuvendit të enjten parashikon diskutimin e këtyre pr/ligjeve:
1. Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë
2. Kodi i Procedurës Penale
3. Kodi Penal
4. Kodi i Drejtësisë për të Mitur
5. Kodi i Procedurës Civile
6. Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative
7. Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë

Paketa prej 27 ligjesh ështe e dyta që shoqëron reformën në drejtësi, e miratuar me konsensus më 22 korrik. Kjo reformë, u pasua me miratimin në tetor të 7 ligjeve prioritare, me të cilat u ndërtua arkitektura e re e sistemit. Ndërsa paketa prej 27 projektligjesh i jep mundësi sistemit gjyqësor që të funksionojë me efikasitet.
Sigal