650 mijë dollarë pa i paguar tatimeve, dokumentet nxjerrin zbuluar Henri Çilin e UET

460
Biznesmeni Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës u detyrohet Tatimeve 650 mijë USD. Ky është denoncimi i faqes në Facebook “Në Shqipëria” që publikon edhe dokumentet.
Më tej faqja shkruan se, Zoti Çili një mbështetës i flaktë i reformës në arsim dhe përfitues i drejtpërdrejtë prej saj, nga reforma, duket se po përfiton edhe nga bujaria e qeverisë, në shmangien e detyrimeve tatimore, që ka biznesi I tij.
Një dokument i Zyrës Rajonale të Tatimeve ka zbuluar se deri në datën 3 Shkurt 2017, universiteti i Çilit kishte rreth 68 milionë lekë detyrime të papaguara, një shumë e përafërt me 650 mijë USD.
Kjo shumë është e barabartë me qiranë e 2 viteve, që paguan Çili për godinën e Universitetit, çka nënkupton se qeveria jo vetëm që i ka krijuar avantazhe me rekrutimin e studentëve me fonde publike nga reforma, por Çili përfiton dhe lehtësi fiskale të rëndësishme, aq sa mund të shuajë barrën e qirasë për dy vjet.
Një tjetër dokument i kompanisë audituese “Deloitte&Touche”, e cila ka audituar financat e UET për vitin 2015, zbulon se edhe në vitet paraardhëse, Çili ka pasur detyrime të papaguara në tatime.
Kjo tregon edhe një herë se Kryeministri e ka kthyer shtetin në një bahçe favoresh, ku ha vetëm grigja e tij.
Sigal