6 muaj mungesë në Kuvend, shqyrtohet sot mandati i deputetit Frroku

438
Sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve Rregullores dhe Imunitetit për të diskutuar mbi mandatin e Mark Frrokut si deputet, i cili ka munguar prej 6 muajsh në Kuvend. Mbledhja do të mbahet në 18:00 dhe interpretimi që Këshilli do ti bëjë kërkesës është nëse Frrokurt do ti hiqet mandati, apo mungesa e tij do të quhet e justifikuar. Një ditë më parë, Gjykata në Belgjikë shtyu seancën gjyqsore ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku. Shkak për këtë vendim sipas deputetit Frroku është bërë mungesa e prokurorit të cështjes. Deputeti i parlamentit shqiptar akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit me 5 mars të 1999 në një stacion treni në Bruksel. Frroku ishte dënuar me 10 vjet burg, por çështja u kthye për rigjykim pas ankimimit të avokatëve për shkeljet proceduriale.
Kurti mendohet se shoqërohej nga një vajzë me inicialet L.A, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga njëri prej vëllezërve të tij.
Sigal