6 ish-deputetët e PD-së konferencë për shtyp: Zyrtarët e policisë të dendur në alkool

473
Sigal

Gjashtë  ish- deputetë të Partisë Demokratike po japin një konferencë për shtyp për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Ish-deputeti Enkelej Alibeaj foli për procedimin penal që Policia i ka bërë atij dhe 5 kolegëve të tij për protestën e 16 shkurtit në Tiranë dhe atë që ndodhi më pas në Drejtorinë e Policisë.

“Kukullat në Prokurori, – tha Alibeaj, – zbatojnë symbyllur urdhrat politikë të një shteti policor. Për këtë jemi proceduar. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarëve, pavarësisht përdorimit makiavelik që iu bëhet drejtuesve të dehur të Policisë apo Prokurorisë.”

“Jemi në tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ana e pushtetit. Në rastin konkret, ne si deputetë opozitarë po bënim punën tona sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk ka bërë kurrë në demokraci që zyrtarët e policisë të dhunojnë deputetët në krye të detyrës, ky është rast i paprecedent. Prokuroria dhe policia politike e Edi Ramës vetëm dhunon deputetët opozitarë. Unë kam ndërhyrë, kur punonjësi i policisë i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës. Unë largova një punonjës policie, punonjës i një bande, pasi dhunonte fizikisht një përfaqësues populli. Kjo është çështja për të cilën jemi proceduar”, shtoi ndër të tjera Noka.

Enkelejd Alibeaj: Dje siç është bërë e ditur nga media. Pasi është bërë praktikë e Prokurorisë kalojnë më parë dhe më pas arrijnë tek ne është shpërndarë njoftimi, që ne, disa ish-deputetë të opozitës jemi proceduar nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë  për një ngjarje të ndodhur në datën 16 shkurt. Është detyrimi ynë mbi të gjitha qytetar, juridik, por mbi të gjitha politikë për të shuar kërshërinë e medias, për të hedhur paksa më tepër dritë objektive mbi atë çka ndodhur, sigurisht për të shuar çudinë tuaj, habinë tuaj për procedimin tonë.

Po ka qenë 16 shkurt, e mbani mend fare mirë, ishte protesta e parë e organizuar nga opozita  e bashkuar me pjesëmarrje të gjithë qytetarëve përballë Kryeministrisë. Menjëherë pas saj siç e keni dokumentuar edhe ju, ka ndodhur një valë e gjatë shoqërimesh, arrestimesh, dhunë ndaj qytetarëve, ndaj pjesëmarrësve në protestë; mbi 50 ishin të shoqëruar  atë ditë në një protestë të thirrur nga opozita e bashkuar. Ne në atë kohë ishim në funksionin e deputetit dhe menjëherë pas protestës, falë ndihmës dhe dokumentimit tuaj, ne morëm të dhëna, përveç atyre të dhënave që marrim nga strukturat tona, që shumë prej pjesëmarrësve të asaj proteste iu nënshtruan dhunës, terrorit, shoqërimeve, arrestimeve, disa prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar edhe sot prej datës 16 shkurt.

Në këtë situatë një grup deputetësh, më në krye z.Noka, në atë kohë edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, komision i cili ka në detyrë të vet monitorimin e organeve të rendit, Policisë së Shtetit në këtë rast. Shkuam tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, sipas të drejtave dhe detyrimeve që kanë deputetët për të marrë informacion mbi atë çfarë policia e Shtetit në atë kohë ishte duke ushtruar ndaj qytetarëve. Shkuam u prezantuam, siç edhe herë të tjera kemi bërë dhe të penguar totalisht nga funksionarë të policisë, si ato në hyrje të Drejtorisë së Policisë dhe ata në krye, të cilët qëndronin në kupolën e drejtorisë së Policisë u pengua e drejta jonë për të marrë informacion., për tu informuar. Pse jo në fakt për të ndaluar, në fakt ky ishte qëllimi jonë kryesor, për të ndaluar valën e dhunës dhe të terrorit,  të shoqërimeve, të arrestimeve që policia në mënyrë të paligjshme po bënte në mbrëmjen e 16 shkurtit. U penguam në të drejtën tonë. E kujtoj këtu që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep deputetit, si një nga funksionarët më të lartë të Republikës, i jep të drejtën dhe përparësitë të pritet dhe të marrë informacion prej strukturave më të larta shtetërore. E kujtoj këtu edhe ligji specifik në fakt, neni 7  i Statusit të Deputetit i cili i jep si detyrim për çdo funksionar të lartë të shtetit të presë me përparësi dhe të informojë deputetët për atë interes që ata kanë. Interesi ynë në atë kohë ishte pikërisht ky: të informoheshim mbi valët e arrestimeve dhe të dhunës, dhe të pengonim vazhdimin e dhunës dhe të terrorit, siç u dokumentua gjatë gjithë asaj mbrëmje. U penguam jo më pak se sa një orë. Në këto kushte kur ndaj deputetëve të opozitës ndodhi pikërisht kjo pengesë, e në kushtet kur vazhdonte vala e arrestimeve dhe shoqërimeve, shkuam të gjithë së bashku me përpjekje në zyrën e drejtorit të Policisë. Sigurisht në atë kohë gjithkush mund të mendojë se ishin të impenjuar me detyra të tjera, për çudinë tonë dhe jo vetëm, pamë që drejtori i Policisë së Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëndrejtori i Policisë, prokurori, prokurorët në një zyrë ishin të impenjuar nga avujt e alkoolit, ndërkohë që qytetarët dhunoheshin, shoqëroheshin, goditeshin, arrestoheshin. Ndërkohë që funksionarët që kishin për detyrë të mos e ushtronin këtë dhunë e ndër të tjera kishin për detyrë edhe të krijonin kushtet minimale deputetëve të republikës e jo thjesht opozitës për të marrë informacion, ishin duke u sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkoolit.

Siç e shihni vetë në pamjet kryesore dhe pikërisht aty në zyrat kryesore të shtetit, të Policisë së Tiranës u ndodhëm përballë një agresioni të disa personave, pse jo të dehur nga avujt e alkoolit por  pse jo të dehur nga euforia e dhunës policore dhe shtypjes së kokës që po i bënin qytetarëve deputetëve të Republikës së Shqipërisë, deputetëve të opozitës në këtë rast. Pamjet tregojnë fare qartë se si drejtori i Përgjithshëm i Policisë thjesht dhe vetëm për një akt që e bën kushdo sot, për të filmuar dhe dokumentuar atë që po ndodhte, agreson deputetin Strazimiri, se si një nëndrejtori i policisë nën avujt e alkoolit vendos edhe dorën për të kapur koburen. Kushedi se kujt do t’ia drejtonte prej deputetëve? Kjo ishte situata.  Kjo ishte situata. Ky ishte akti ynë. Kjo ishte qasja jonë. E meqënë se prej mediave jemi informuar dje tju bëj me dije edhe juve edhe mediave në këtë rast që menjëherë pas atij momenti në cilësinë tonë si deputet ne depozituam një kallëzim penal për ngjarjen, për pengimin e ushtrimit të të drejtave të deputetit në shërbim të publikut.

Dje ju na bëtë të ditur na kumtuat faktin që kallëzimi penal i bërë prej nesh në funksion të shkeljeve te funksioneve të detyrimeve ligjore të organeve policore, mohimit të të drejtave tona të proceduar ndodhemi ne. Kjo nuk përbën më një çudi. Tashmë është mjaft e qartë situata se ku ndodhemi që prej datës 16 shkurt, situata është fare e thjeshtë. Kushtetuta është përballë urdhrit policor të paligjshëm. Deputetët përballë një bande policore kriminale që shtyp qytetarët e vet, ata të cilët duhet ti mbrojë.

Kjo është situata, kjo është e vërteta. Përtej kësaj të vërtete nuk ka. Nuk përbën në fakt asnjë çudi që kukullat në Prokurori zbatojnë edhe tani pas reformës në drejtësi në mënyrë symbyllazi dhe të verbër urdhrat politik të një shteti policor.

Për këtë jemi proceduar. Këtu do të qëndrojmë fort dhe 16 shkurti nuk do të jetë një gjë e cila do të kalojë. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Për të votuar të lirë, për të zgjedhur të lirë, për të protestuar të lirë. Absolutisht do të jetë më shumë sesa çkeni parë deri tani pavarësisht përdorimit makiavelist që i bëhet drejtuesve të dehur të drejtësisë apo drejtuesve të dehur të Prokurorisë, të gjithë nën efektin e vetingut të famshëm. Kjo është situata.

Pyetje: A jeni thirrur të dëshmoni në Prokurori për ngjarjen?Ju njiheni si ish ministër i Brendshëm dhe  një union dje nëpërmjet burimeve tona dje tregon se ka një video ku tregon se ju sulmoni një punonjës policie. Do të ishte normale kjo në kohën tuaj të ndodhte brenda institucionit tuaj pavarësisht se ne po shohim se ne Drejtorinë e Policisë janë krerët më të lartë të shtetit dhe kjo është diçka e dyshimtë. Çfarë komenti keni për këtë?

Enkelejd Alibeaj: Për interesin tuaj akti i vetëm i depozituar në Prokurori është një kallëzim penal, e pritshme ishte që në bazë të këtij kallëzimi penal ku janë të akuzuar prej nesh e gjithë ajo bandë policore e dehur, prisnim që të thirreshim në fakt për të dhënë shpjegime. Siç e shikoni aty kemi qenë të gjithë madje edhe një kolegu i imi.

Jo nuk jemi thirrur aspak lidhur me ç’ka bërë prokuroria nga data 16 deri dje ku siç ju thash, nëpërmjet medias ju servirën jo vetëm faktin e procedimit, por ju servirën edhe pamjet.

Kjo ështësituarta juridike.

Një gjë do të shtoja.

Ju thatë që pasnesër është afati i fundit i mbylljes së hetimeve, e mendoni këtë që në përfundim të mbylljes së afatit të hetimeve, ata të cilët procedohen do të duhen qëminimalisht të ftohen që të japin disa shpjegime.

Në bazë të ligjit të Kodit të Procedurës Penale, të miratuar nga Parlamenti, jo vetëm që duhen thirrur, por duhen njoftuar dhe mbi ç’faktesh ka mbledhur Prokuroria.

Afati i hetimeve që po skadon, nuk është ai pasnesër, por është ai i datës 2 qershor.

Ky është afati. Dhe kjo shpjegon ngutjen e prokurorisë dhe Policisë në këtë rast.

Flamur Noka: jemi përballë një tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ane pushtetit.

Në rastin konkret, ne si deputetë të opozitës, ishim në kryerje të funksioneve tona kushtetuese dhe ligjore.

Nuk ka bërë vaki kurrënë demokraci që punonjësit apo zyrtarët e lartë të policisë, të godasin, të dhunojnë deputetët në krye të detyrës.

Ky është rast i pa[precedentë.

Janë munduar të fshijnë materiale filmike, ata të cilët ju kanëservirur ju, por aty shihni një moment, në videon që ka shpërndarë policia politike e shtetit, së bashku me prokurorinë politike të Edi Ramës, ku punonjësi i policisë, jo vetëm ndalon fizikisht deputetët duke i kapur fizikisht, jo vetëm shtyn deputetët edhe përse nuk lejohet, sepse deputetët kanë imunitet, por ju shikoni se unë kam ndërhyrë për ta larguar në momentin që i kishte futur thonjtë në fyt kolegut tim Strazimiri, për të cilin kolegu ka edhe raport mjekësor dhe është vizituar direkt tek mjekët për këtë dhunë të paprecedentë.

Ajo që shihni, edhe përse janë munduar ta manipulojnëështë thjeshtë një ndërhyrje për të larguar punonjësin e policisë, i cili i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri dhe punonjësi i policisë që mundohej të ndalonte fizikisht, duke i kapur deputetët fizikisht.

Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës.

Kjo është ajo që kam bërë unë.

Thjeshtë kam larguar një punonjës që duhet të jetë një punonjës policie por që fatkeqësisht rezultoi të ishte punonjës i bandës në pushtet, i cili kapte për fyti deputetët.

Ky është një rast i paprecedent që një punonjës policie, apo një titullar i policisë siç e shikoni në pamjen sipër, tentojnë të prekin fizikisht dhe të dhunojnë fizikisht përfaqësuesit e popullit.

Kjo ështëçështja për të cilën ne bëmë kallëzimin penal, kjo ështëçështja në rast se do të kishte prokurori, jopolitike, por të pavarur që duhej hetuar.

Dhe jo fakti që deputetët ishin në të drejtën e tyre kushtetuese.

U ndaluan për disa orë të kontaktojnë drejtuesit e policisë dhe të marrin informacion për dhunën që ishte ushtruar ndaj personave të ndaluar dhe sigurisht ne tentuam të hyjmë për t’i kontaktuar sepse ne morëm informacion se si derrat në llucë po zhgërryheshin nën avujt e alkoolit titullarët më të lartë të policisë, duke filluar nga Drejtori, nëndrejtorët, drejtori i FLO-së, drejtori i Tiranës, pra e gjithë kupola e Policisë, qëpresupozohej nga shqiptarët në atë moment të ishte në krye të detyrës dhe duke kryer detyrën, ata e kishin shndërruar në një kabare zyrën e shtetit dhe ne si deputetë, përfaqësues të popullit, kërkonim informacion. Ju keni pamje filmike se si ishim keqtrajtuar, dhunuar, në mënyrë barbare protestuesit, kishim informacione të dokumentuara që ishin arrestuar minorenë.

Kishim informacione që ishin arrestuar individë me probleme të renda shëndetësore, qytetarë që nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe të gjithë së bashku ishin nënshtruar ndaj një dhune dhe një terrori policor.

E drejta jonë si deputetë ishte të merrnim informacion dhe të mbronim qytetarët.

Hasëm në një dhunë verbale të policisë dhe pastaj në një dhunë fizike ndaj deputetëve.

Pra ajo që keni parëdhe qëështë munduar t’jua shesë policia dhe prokuroria politike, është thjeshtë një reagim për të shpëtuar nga kthetrat e banditëve të veshur me uniformë, deputetët dhe kolegët e mi.

Gent Strazimiri: Ajo që s’ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend është që të procedohet penalisht Kushtetuta. Sepse në fakt këtë po bëjnë.

Deri në një njoftim të dytë nga ana e partisë dhe liderit global kjo vazhdon të mbetet ende një Republikë Parlamentare.

Parlamenti nga funksionin kontrollues. Deputeti për këtë qëllim ka paprekshmërinë të sanksionuar në Kushtetutë dhe në ligj dhe ai ligj ka vetëm dy subjekte. Ka deputetin, dmth Parlamentin i cili ka të drejtat për të zhvilluar lirisht detyrën e tij, dhe në rastin konkret ne kemi qenë duke zhvilluar detyrën tonë në shoqërinë e n/kryetarit të Komisionit të Sigurisë i cili është Komision Parlamentar që kontrollon repartet e dhunës së shtetit, dhe nga ana tjetër është një imunitet që nuk i jepet deputetëve përballë infermierëve, as përballëbaristëve, as kamarierëve, ka vetëm një subjekt përballë ligjit për imunitetin, ka policinë dhe prokurorinë, ata nuk lejohen të prekin deputetin.

Punonjësi i policisë në bazë të atij ligji ka detyrë vetëm të nderojë, tëhapë rrugë dhe tëtë shoqërojë deputetin atje ku po shkon.

Jo të përballet fizikisht dhe dhunshëm me ta. E thotë Kushtetuta, e thotë edhe Ligji.

Nëse pastaj ju mendoni që Kushtetuta dhe ligji, imuniteti i deputetit, paprekshmëria e tij nga ana e policisë, është thjeshtë një letër pa vlerë, unë mendoj se ju nuk jeni korrekt.

Vazhdon të mbetet ende de jure, Republikë Parlamentare.

Ka një ligj që sanksionon paprekshmërinë e deputetit nga Policia dhe nga Prokuroria.

Kemi qenë në kryerje të detyrës sonë. Jemi penguar dhunshëm të kryejmë detyrën tonë në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ajo që po procedon sot prokuroria e dalë nën presionin e Edvingut, është Kushtetuta dhe jo ne të gjashtë që jemi këtu.

Enkelejd Alibeaj: Ajo qëështë e rëndësishme sot është që të mos shoqërohen qytetarë, të mos dhunohen, të mos rrihen, që të mos keqtrajtohen. Nuk është e rëndësishme se pas sa ditëve do të jemi apo jo në procedim apo në akuzë, e rëndësishme është që ta bëjmë Shqipërinë, realisht si gjithë Europa.

Dhe datë më të saktë se 2 qershori nuk ka. Kjo është data që do të përcaktojë fare qartë fundin e të gjitha këtyre skenave dhe shijes së hidhur që lënë këto skena, të dhunës së një shteti policor ndaj qytetarëve të vetë.

2 qershor 2019, ora 19.00 përballë kryeministrisë.

Flamur Noka: Sot asnjëri prej nesh nuk e ka shqetësim akuzën politike që prokuroria politike të Edi Ramës kërkon të ngre ndaj nesh. Sot nën akuzë është Edi Rama sepse ka shkatërruar këtë shtet, sepse ka kriminalizuarpushtetin, ka shkatërruar shtetin për karriken e pushtetit, ka vjedhur shqiptarët.

Sot është Edi Rama nën akuzë së bashku me Prokurorinë politike, së bashku me policinë e inkriminuar kokë e këmbë, sepse janë kthyer nga një shtet ligjor, nga një shtet i së drejtës, në një shtet bandash, në një shtet të krimit dhe korrupsioni ka kapur për fyti çdo aspekt të këtij vendi.

Këta janë nën akuzë. Dhe akuzën nuk e ngrenë prokuroria politike si vegël e tyre, por akuzën ka 3 muaj e gjysëm që e ngrënë tashmë shqiptarët.

Gishtin e akuzës shqiptarët e kanë drejtuar tashmë ndaj kësaj bande dhe data 2 qershor është gjyqi final qëshqiptarët do të bëjnë ndaj bandës në pushtet ndaj kryebanditit Edi Rama.