6 bashkitë ku ende nuk ka përfunduar numërimi, Veliaj mer Tiranën

416
Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. 63 parti të cilat garuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në 1595 vende në këshillat e bashkive. 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garuan të vetme.
Bashkia Tiranë
Procesi i numërimit në bashkinë më të madhe në vend po shkon drejt fundit pasi tashmë mbeten edhe për t’u numëruar vetëm 37 kuti. Deri tani Erion Veliaj ka marrë 53.6% të votave, ndërsa rivali i tij Halim Kosova 39%. Në numër votash Veliaj ka 152 483 vota, ndërsa Kosova110 859, duke bërë që diferenca të jetë 41 633 vota.
Bashkia Berat 
Kur janë numëruar 108 kuti votimi nga 124 gjithsej, në Bashkinë Berat kryeson kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj me 52.63% të votave. Ndërsa kandidati i APPD-së, Kasëm Mahmutaj ka marrë 47.37%. Sa i takon numrin specifik Sinaj ka 16 178 vota, ndërsa Mahmutaj 14 562.
Bashkia Kamëz 
Xhelal Mziu vazhdon të ruaj një diferencë të vogël votash përballë Safet Gjicit në Bashkinë Kamëz. Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe 22 kuti votimit, diferenca në numër votash është 1929 vota në favor të kandidatit të APPD-së.
Bashkia Durrës 
Vangjush Dako ka thelluar më tej diferencën me Grida Dumën kur mbeten për t’u numëruar dhe 103 kuti të tjera votimi. Kandidati i ASHE-së ka marrë deri tani 57.83% të votave ose 37 417 vota në total. Ndërsa kandidatja e APPD-së ka 42.17% ose 27 288 vota.
Bashkia Shkodër 
Kandidatja e djathtë në Bashkinë Shkodër, Voltana Ademi ka një diferencë prej gati 8 mijë votash përballë kandidates së majtë, Keti Bazhdari. Deri në përfundim të numërimit të votave mbeten dhe 79 kuti votimi.
Bashkia Malësi e Madhe
Në bashkinë e Malësisë së Madhe, kur janë numëruar 38 kuti votimi nga 79 që janë gjithsej kryeson me një diferencë të vogël votash. Tonin Marinaj kandidat i ASHE-së ka 51.56% të votave ose 4 651 vota gjithsej, ndërsa kandidati i APPD-së, Anton Kokaj ka 48.44% ose 4 370 vota.
Sigal