5 vjet pa Sokol Olldashin, e përkujtojnë Basha, Halimi, Doda: Gjithçka do të ishte më mirë në këtë botë, nëse Koli do të ishte ende

528
Sigal

Sokol Olldashi në 5-vjetorin e vdekjes përkujtohet nga bashkëpunëtorët

Lulzim Basha: Sokoli në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra

Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amshimit Sokoli, i cili si pak kush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues.

Eduard Halimi: Koli, i paharruar kujtimi yt, i dashur mik!

5 vjet më parë në këtë orë kemi qenë duke biseduar në një kafe afër kryesisë së Kuvendit, për një “Zijafet” siç thoshte Koli dhe për një intervistë tek Fevziu të hënën e ardhshme. Pastaj u ndamë… për të mos u parë më kurrë.. I paharruar kujtimi yt, i dashur mik!

Mesila Doda: Gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë, nëse një njeri si ti do ishte ende…

U bënë 5 vite pa ty shok… sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë… sikur të ishte gjallë…! Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më mirë në këtë botë, nëse një njeri si ti do ishte ende… Paqja e Zotit qoftë me ty Sokol…! Ne të gjallët luftojmë ende, derisa të marrim frymë. Tek e fundit, jeta është një betejë pa fund dhe ti i përkisje atij lloji luftëtarësh, që betejat e tua i bëje me mendje e zemër… Pusho në paqe vëlla, kjo botë është kaq ndryshe, qysh kur ike ti…!