5 pikat e opozitës, Kryemadhi: Janë shumë të thjeshta për t’u plotësuar

515
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisonin ”Java” në RTSH, duke marrë për shembull dosjet 339 dhe 184, tha se kryeministri Edi Rama ashtu siç bllokoi hetimin e këtyre dosjeve, shumë thjesht mund t’i zhbollokojë ato duke plotësuar një nga kushtet e opozitës dhe Bundestagut gjerman.

E pyetur për 5 kushtet e opozitës nëse përkojnë si fakt me kushtet për integrimin në Europë, kryetarja e LSI-së, tha se: ”Është shumë e rëndësishme që PS-ja të bie darkod me kushtet e opozitës që janë shumë të thjeshta, 184, 339, dalja përpara drejtësisë e kriminelëve që kanë prekur votat dhe krijimi i klimës dhe garancisë qytetarëve që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Po i kërkoni kryeministrit që të bëjë Prokurorin dhe të hetojë çështjen”.

Për pjesën e djegies së mandateve

Ajo është çështje këndvështrimi dhe fati i madh është që unë do ta ndaj sot me ju për deklaratën e Presidentit Meta, kur tha që Monika më gënjeu për çështjen e djegies së mandateve. Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt.

Është e vërtetë që unë si Monikë mora vendimin për të djegur mandatin e deputetit për shkak të qenurit kryetare e LSI-së në shenjë solidariteti me të gjithë qëndrimet që do të mbanin deputetët e Partisë Demokratike, por ndodhi në fakt diçka tjetër edhe mbas një bisede me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin si dy nënkryetarë të LSI-së ku unë parashtrova qëndrimin tim, ditën e hënë që është bërë mbledhja e grupit parlamentar.

Unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin dhe pjesa tjetër si një pjesë e vazhdueshme e një procesi të vendosjes në pozicion të denoncimit të asaj që ndodhtë në Parlament, ka ndodhur diçka tjetër që unë e kam thënë dhe më parë.

Deputetët e LSI-së ishin agresivë ku duke filluar nga ish-ministri z.Naço ku tha se ç‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit.