5 miliardë euro, ja si ndahen mes përfituesve në tregun “Berisha”:

573
Sigal

KESH-monopoli i shtetit, dominon në prodhim me mbi 110 milionë dollarë;

OST-monopoli i shtetit, dominon në transmetim me mbi 42 milionë dollarë;

CEZ-monopoli që shteti ja dha privatit, zapton tregun deri në ekstrem me mbi 480 milionë dollarë;

CEZ, CEZ Trade, GEN dominojnë tregun në import eksport me mbi 120 milion dollarë.

BANKERS-monopoli që shteti e la tek privati, dominon nxjerrjen dhe eksportin e naftës me mbi 370 milionë dollarë;

Kompanitë “ALFA” e “AGNA” dominojnë tregun e shumicës së artikujve me mbi 215 milionë dollarë;

NEPTUN e grupit “Balfin” e Manes dominon tregun e elektroshtëpiakeve me mbi 40 milionë dollarë.

KURUM-monopoli që morri uzinën e Elbasanit, dominon tregun me mbi 230 milionë dollarë;

CEMENT FACTORI e Fushë -Krujës dhe Elbasanit-monopoli që morri dy fabrikat më të mëdha në vend, ndan tregun e çimentos me mbi 75 milionë dollarë; ANTEA CEMENT-licenca e re e Qeverisë në Fushë -Krujë dominon pjesën e mbetur të tregut me mbi 80 milionë dollarë;

ALB STAR dhe GENER2, kompanitë e afërta të Qeverisë dominojnë ndërtimin me kontrata publike kryesisht me respektivisht 60 dhe 40 milionë dollarë;

MANE TCI e grupit “Balfin” të Manes ndan pjesën e mbetur të tregut të ndërtimeve civile me mbi 35 milion dollarë.

“MIELLI”, BLOJA, ATLAS ndajnë në tresh tregun me respektivisht 26, 17 dhe 17 milionë dollarë.

BELLE AIR-kompania e afërt e Qeverise, pasi me vendime administrative u pastrua tregu, zapton deri në ekstrem tregun e fluturimeve me avion me mbi 135 milion dollarë.

ALEAT-monopoli i prodhimit të dokumenteve të identitetit, monopoli që shteti e la tek privati, ka qarkulluar mbi 50 milionë dollarë.

BKT dhe RAIFFEISEN-dy bankat e trashëguara prej shtetit, mbajtëset kryesore të borxhit të Qeverisë dhe depozitave të qytetarëve, dominojnë tregun me mbi 285 milion dollarë xhiro secila.