46 parti “mushkonja” nisin “pickimet”, kërkojnë miliona pa marrë vota as në… familjet e tyre

61
Në podium të këtij takimi që bëri këtë paralajmërim me lëvizje për “shpëtim” të Shqipërisë nga kriza, ishin partia e profesor Gjinushit, avokat Ngjelës, aktor Bushatit e atdhetar Zogollit, partitë e 3 palë ballistëve, të 5 palë legalistëve, të 4 palë mbretërorëve, të 3 palë republikanëve pa kolltukë, të 7 palë demokristianëve, të 9 palë grekëve e vllehve, të 9 palë mjedisorëve, të 12 palë partive të uniteti dhe lidhjes kombëtare, të 17 palë social-demokristianëve dhe 11 palë bujqve demokratë tw pavarur
Hidhen përsëri në sulm për fonde e kolltukë pushteti, partitë e vogla duke bërë presione ndaj partive të mëdha. Shqipëria ka 111 parti politike të “licencuara” nga gjykata si shoqata politike që kanë të drejtën kushtetuese për të bërë propagandë, fushatë elektorale, protesta, për të hedhur parulla e lexuar citate në mbledhje e sheshe, por edhe të drejtën e kryetarëve si anëtar të vetëm të këtyre partive, për të ngjitur portretet e tyre nëpër shtylla, pallate, trungje pemësh e kioska tregjesh! Quhen “parti”, por në fakt kanë vetëm emër, logo, zyrë, kryetar e tek-tuk ndonjëra prej tyre ka edhe sekretare “me honorare”, që shfaqet në podium kur kryetari del 1 herë në 3-4 muaj në ndonjë konferencë shtypi, sa për të treguar se kjo parti është “gjallë”. Janë aq të vockla këto parti, sa edhe veten e quajnë “të vogla”. Mirëpo këto parti kanë mëse 20 vite që gëlltisin miliona lekë fonde publike nga taksat e shqiptarëve! Paguhen në çdo proces zgjedhor ngaqë regjistrojnë emrin si pjesëmarrëse në zgjedhje vetëm, ose si “këpusha” nën bishtin e partive të mëdha! Këtë bën këto parti “mushkonja” edhe në datën 14 mars 2016.

 Pasi dëgjuan që po flitet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, “bebisisterët” e 46 partive (individëve) “mushkonja” të çdo ngjyre, u mblodhën për të kërkuar lekë nga shteti! Kryetarët, ose më shqip “dadot” e këtyre partiçkave u vërsulën dhe nisën “pickimin” ndaj partive të mëdha në pushtet e në opozitë, duke u kërkuar që Kodi i Ri Zgjedhor të mos u vendos kufizime në përqindjen e votave, por t’i lejoj këto “parti mushkonja” të vazhdojnë t’u “pijnë gjakun” shqiptarëve, duke u zhvatur miliona lekë që mund të bëhen ushqim, shkolla, kopshte, strehim, pagesa invaliditeti, shërbim mjekësor etj. Edhe pse e dinë, që nuk kanë asnjë fuqi, sa herë flitet për ligje, vendime, akte normative, reforma e kolltukë që kanë lidhje me lekë, këto parti “mushkonja” dalin e zhurmojnë dhe “pickojnë” shtetin, pushtetin dhe partitë që drejtojnë realisht jetën politike shqiptare! Këtë bënë 70 prej partive të tilla edhe Ditën e Verës, ku të mbledhur së bashku, vunë “kushte për zbatim urgjent” prej partive të mëdha, për hartimin e Kodit Zgjedhor, në lidhje me financimet e fushatave dhe ndarjen e pushteteve. Ultimatumi i tyre është ky: “Nëse përgjigjet e krerëve të PS e PD, do të jenë negative, partitë e vogla do të krijojnë një grup të përbashkët pa dallim ngjyrimesh politike, i cili do të marrë përsipër dhe do të realizoj ndryshimet rrënjësore të përmbajtjes së politikës shqiptare dhe ndryshimet e ekonomisë shqiptare për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza, korrupsioni e kriminaliteti”. Sipas deklaratës së përbashkët 46 partitë mushkonja, do të dalin e do të pickojnë përsëri në datën 2 prill, duke iu shmangur 1 prillit, ditës kur ato edhe pse “janë të besueshme”, nuk i beson askush Në podium të këtij takimi që bëri këtë paralajmërim me lëvizje për “shpëtim” të Shqipërisë nga kriza, ishin partia e profesor Gjinushit, avokat Ngjelës, aktor Bushatit e atdhetar Zogollit, partitë e 3 palë ballistëve, të 5 palë legalistëve, të 4 palë mbretërorëve, të 3 palë republikanëve pa kolltukë, të 7 palë demokristianëve, të 9 palë grekëve e vllehve, të 9 palë mjedisorëve, të 12 palë partive të uniteti dhe lidhjes kombëtare, të 17 palë social-demokristianëve dhe 11 palë partive të fermerëve e bujqve!

Të githë këta kërkuan përfaqësues në KQZ dhe mos fonde nga shteti për fushatë elektorale që të… nxjerrin Shqipërinë nga kriza. Pyetja shtrohet kështu: Sa vota merr secila nga këto parti? Sa marrin të gjitha së bashku? Përse nuk bëhen “parti të mëdha”, po kanë mbetur “partiçka”? Nga sa milionë lekë kanë marrë këto parti në çdo proces zgjedhor? A i kanë kryer milionat që kanë marrë, pasi nuk kanë kaluar kufirin e përfaqësimit me votë? Sa poste kanë marrë në qeveri kryetarët e këtyre partiçkave dhe cilët kanë punësuar përveç vetes? Dhe pyetja e fundit: Përse duhen paguar nga taksat e shqiptarëve këto partiçka “shushunja” që kanë vetëm kryetar, i cili nuk merr dot votat as në familjen e vet? Përse nuk i ktheni milionat që keni përfituar, pasi nuk keni siguruar aq vota sa përcakton Kodi Zgjedhor? 
Ja 46 partitë që “Ditën e Verës”, deklaruan se do shpëtojnë Shqipërinë nga kriza, krimi e korrupsioni
Partitë politike të çdo ngjyre, për miliona e kolltuqe… gjithmonë bashkë!
1. Partia Ligj dhe Drejtësi
2. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
3. Partia Social-Demokrate
4. Aleanca Demokristiane 
5. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
6. Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
7. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
8. Partia Ardhmëria Shqiptare
9. Partia Demokracia e Re Europiane
10. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
11. Partia e Çështjeve Shqiptare
12. Partia e Gjelbër
13. Partia e Punës e Shqipërisë
14. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
15. Partia e të Drejtave të Mohuara
16. Partia Forca Rinia
17. Partia e Unitetit Kombëtar
18. Partia Lëvizja e Legalitetit 
19. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
20. Partia Demokristiane e Shqipërisë 
21. Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 
22. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 
23. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë 
24. Partia Balli Kombëtar 
25. Partia Balli Kombëtar Demokrat
26. Partia Ora e Shqipërisë 
27. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian 
28. Partia Demokracia e Re Evropiane 
29. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 
30. Partia Forca Albania 
31. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (Gaqo Apostoli) ?
32. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 
33. Partia Konservatore Shqiptare
34. Partia Komuniste e Shqipërisë
35. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori
36. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
37. Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë
38. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
39. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
40. Partia Rruga e Lirisë
41. Partia Shqiptare Atdheu
42. Partia Socialiste e Moderuar
43. Partia Social-punëtore Shqiptare
44. Partia Demokracia Sociale
45. Partia Demokristiane e Shqipërisë
46. Partia Aleanca Demokristiane