42 kundërshtime me draftin e mazhorancës, PD depoziton opinionin e ekspertëve për reformën

70
Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, opinionin e saj për amendamentet kushtetuese të hartuara nga mazhoranca, të cilat do t’i përcillen pranë Komisionit të Venecias si shoqëruese të draftit për reformën në drejtësi.
Në materialin me 74 faqe, ekspertët e PD-së përmes 42 vërejtjeve kundërshtojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
Opinioni i PD-së ka në thelb luftën kundër korporatizmit dhe mekanizmat konkretë kundër korrupsionit.
Opinioni i PD i bashkangjitet atij të LSI dhe draftit të ekspertëve të lartë.
Opinioni i ekpertëve të PD