40-vjetori i PPE/ Basha: Propozimet e PD, alternativa për të nxjerrë vendin nga kriza

413
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar në 40 vjetorin e PPE e cila po zhvillohet në Luksemburg. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se PPE është forca e parë në europë në 16 vitet e fundit. Sipas tij, Partitë Popullore europiane mbështesin PD-në në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Partia Popullore Europiane dhe partitë simotra mbështesin Partinë Demokratike për platformën e saj elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në Luksemburg për 40-vjetorin e PPE, me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, rikthyem në vëmendje angazhimin e Partisë Popullore Europiane, për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.
Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë”, shkruan Basha13310549_1155152051202641_5948674078073002467_n
Më tej, kreu demokrat ka thekusar se ka marrë mbështetje për programin e PD dhe realizimin e tij në qeveri nesër. Sipas Bashës, në takim u vlerësuan propozimet e opozitës si alternativa e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza.
“Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë. Mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesore i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar”, përfundoi Basha.
Sigal