391 mijë Shqiptarë kanë marrë shtetësi të vendeve të BE

140

Njerëzit marrin arratinë nga Shqipëria, sepse kriza ekonomike rrezikon edhe mbijetesën. Vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar mbi 500 mijë vetë. Shqiptarët pranohen të bëhen edhe “bullgarë” që të lëvizin lirisht nëpër Evropë. Shqipëria është e para në Ballkan nga numri i emigrant%ve dhe i qytetarëve që marrin nënshtetësi të huaja

Shqiptarët po bëhen bullgarë për të lëvizur në BE. Jemi të parët  në Ballkan për marrjen e shtetësisë të vendeve europiane

391 mijë shqiptarë kanë marrë një pasaportë të vendeve të BE në 15 vitet e fundit

Në fillim të viteve 1990 shqiptarët u dundën drejt vendeve të Bashkimit Europian si emigrantë.  Tashmë shumë prej emigrantëve janë bërë qytetarë me të drejta të plota në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kanë marrë shtetësinë e vendeve evropiane, ku punojnë dhe jetojnë, jo vetëm ata emigrantë të viteve të 1990-s, por edhe brezat e dytë e të tretë të emigrantëve.  Në total, nga viti 2002 deri në 2017-n janë dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së. Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n (përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305.000 e tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që kanë lindur në një nga shtetet e BE-së. Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në 2017-n, me 58.9 mijë të tilla.

Marrja e shtetësive nga shqiptarët në BE

Në listën e shteteve që kanë dhënë më shumë shtetësinë emigrantëve shqiptarë janë  Greqia dhe Italia, të cilat jo vetëm hapën dyert për emigrantët në fillim të viteve ’90, por tashmë gjithnjë e më shumë po u japin të drejta të plota atyre. Greqia ka dhënë në periudhën 2002-2017 rreth 180 mijë pasaporta, ose 46% të totalit të dhënë nga gjithë BE në 15 vitet e fundit. Numri më i lartë i tyre është dhënë në 2016-2017, përkatësisht me 28.5 dhe 29.5 mijë. Në vend të dytë, me 175.6 mijë pasaporta, ose 45% të totalit renditët Italia. Vetëm këto dy shtete kanë dhënë 91% të totalit të pasaportave për periudhën 2002-2015. Italia ka dhënë më shumë pasaporta në vitet 2015-2016 (përkatësisht 35 dhe 37 mijë). Shteti i tretë ku shqiptarët kanë arritur të marrin më shumë pasaporta është Mbretëria e Bashkuar, me 11.5 mijë, ose 2.9% të totalit.  Në vend të katërt është Gjermania, me rreth 6100 pasaporta, me rreth 350-350 pasaporta në vit. Belgjika renditet në vend të pestë me rreth 5600 pasaporta, me nivelin më të lartë që u arrin në 2017-n, me 571 të tilla. Franca, e gjashta, dha më shumë pasaporta në 2016-n (356) dhe i uli me 21% vitin në vijim. Në total ka dhënë rreth 3,700 të tilla.

Shqiptarët po bëhen bullgarë për të lëvizur në BE

Shqiptarët, duke përfituar se një pjesë e tyre janë minoritet bullgar, po dynden në Bullgari për të marrë shtetësinë bullgare, vetëm e vetëm që të kenë të drejtën që të lëvizin lirshëm në shtetet e tjera të BE-së, sikurse Gjermania, Franca, Suedia. Bullgaria ka sistemin e dhënies së shtetësisë më liberale, në krahasim me shtetet e tjera të BE-së. ‘Një total prej 2.566 njerëz kanë marrë nënshtetësinë bullgare në gjashtë muajt e parë të 2019’, sipas të dhënave nga Komisioni për Shtetësi Bullgare në Zyrën e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. ‘Vitin e kaluar, 3 619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën shtetësinë Bullgare’, shkruan botimi online maqedonas Meta, cituar nga Focus. Një total prej 1,390 personash iu mohua shtetësia Bullgare, me rekomandimin e Ministrit të Drejtësisë, ndërsa 245 aplikime shtesë u refuzuan me vendim të Zëvendës Presidentit, i cili kryeson komisionin qytetar. Raporti thotë se në vitin 2018, gjithsej 8 362 persona morën nënshtetësi Bullgare në bazë të origjinës bullgare ose përmes natyralizimit. Nga këto, shumica – 3 619, vinin nga Republika e Maqedonisë Veriore, pas tyre – 1422 nga Ukraina. Grupet e ardhshme më të mëdha janë moldavët dhe izraelitët, disa qindra në total, të ndjekur nga serbët, shqiptarët dhe turqit.

 391 mijë shqiptarë kanë marrë një pasaportë të vendeve të BE në 15 vitet e fundit

2.566 njerëz kanë marrë nënshtetësinë bullgare në gjashtë muajt e parë të 2019

180 mijë  shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke në periudhën 2002-2017

175.6 00  shqiptarë kanë marrë shtetëisinë italiane

11.500 shqiptarë kanë marrë shtetasinë e Mbretërisë së Bashkuar

6.100 shqiptarë kanë marrë shtetësinë gjermane

5.600 shqiptarë kanë marrë shtetësinë belge

3.700 shqiptarë kanë marrë shtetësinë franceze