39 “bejlerë” në qytete të vogla; të “varfër” në letra, të pasur në “terren”

647
Gazeta “Telegraf”, në vijim të bashkëpunimit me agjencinë “Openn Spending Albania”, po publikon sot jo thjesht të dhëna personale shtetarësh lokalë, të deklaruara në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive si detyrim ligjor, por fakte konkrete deri absurde, që janë mashtrim në letra lidhur me deklarimin e pasurive reale, që kanë krerët aktualë të bashkive të qyteteve të vogla, ku mendohet se nuk ka as afera, as përfitime, as abuzime, as burime pasurimi nëpërmjet pushtetit disavjeçar, që këta “bejlerë” lokalë kanë pasur e kanë në komandim prej 4-16 vitesh e deri në 21 qershor 2015. Pas investigimit të gazetës “Telegraf”, lidhur me pasurive e deklaruara prej tyre, rezulton se 39 krye-bashkiakë qytetesh të vogla si Cërrik, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Peqin, Mamurras, Tepelenë, Libohovë, Këlcyrë, Vau-Dejë, Rubik, Has, Belsh, Rrëshen, Përmet, Leskovik, Klos, Burrel, Roskovec etj., janë katandisur më keq se populli, aq sa mendon se përse kanë luftuar e luftojnë të bëhen kryetarë bashkie gjersa “vuajnë për bukë”! Por ka edhe disa “bejlerë” të bashkive të qyteteve të vogla, ku nuk nga varfëria janë larguar edhe zogjtë dhe qentë e rrugës, të cilët deklarojnë se kanë nga një shtëpi në qytetet ku janë krye-bashkiakë, por edhe ndonjë makinë, 1, 2 e 3 copa toke, apo e 1, 2, apo 3 shtëpi “fukarai” deri në 120 m2 në Tiranë, ose në qendër të prefekturave, por që janë “pronë” e grave, vajzave, dhëndurëve e gjysheve! Madje 23 prej këtyre “bejlerëve” të “varfëruar” prej postit si krye-bashkiakë, kanë vendosur të sakrifikojnë “për të mirën e popullit” edhe kandidojnë për të vijuar sundimin në kolltukët e bashkive të reja, duke kërkuar mandat pushteti si të pavarur, por edhe brenda e jashtë forcave të tyre politike. Bëhet fjalë për bashki në qytete “lagje”, ku kryetarët kanë fituar me nga 400, 500, 600, 700 e 100 vota, sepse aq votues ka pasur në këto qendra banimi. Po çfarë pasurie kanë këta kryetarë bashkie që kanë komanduar prej vitesh qendra të vogla banimi? A kanë deklaruar pasuritë reale që kanë? Gjersa nuk kanë përfituar nga ky “bejlerllëk i varfër”, përse disa prej tyre kërkojnë të kandidojnë përsëri, duke “tradhtuar” edhe partitë që deri sot i mbronin me “kobure” në duar, madje duke bërë edhe fotografitë me kryetarët e partive, në korniza sa 1 faqe muri?! Pa bërë komente, sot po publikojmë disa nga këta “bejlerë hallexhinj” që vazhdojnë të drejtojnë bashkitë e qyteteve të vogla, prej vitesh në krye të kolltukëve hiqen sikur nuk janë pasuruar, mbasi kanë “grënë si miu”… 
Gëzim Topçiu, kryetar Bashkie në Maliq (16 vjet kryetar bashkie, kandidon përsëri)
1. Paga dhe shpërblime neto si Kryetar i Bashkisë Maliq në vlerën 700. 392 lekë.
2. Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut në vlerën 128 304 lekë.
3. Bashkëshortja, Filloreta Topçiu, paga dhe shpërblime nga mësimdhënia në vlerën 467 547 lekë.
4. Përfitim financiar për transport në vlerën 310. 500 lekë 
5. Detyrime të papaguara në vlerën 28 587 euro për një kredi për blerje apartamenti marrë më 08.10.2012 me principal 30.000 euro, afat maturimi 15 vjet dhe këst mujor 255 euro
———————————————————
Sigal

Fatmir Guda, kryetar Bashkie në Leksovik

1. Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 227 m2 në Leskovik, me trashëgimi. 
2. Bashkëpronar me 33% i një toke bujqësore me sipërfaqe. 5750 m2 në Leskovik në vlerën 200 000 lekë, përfituar me ligjin 7501.
3. Para Kesh (Cash) në vlerën 1 500 000 lekë.
4. Pronar me 100% i një veture tip “Mercedes Benz” në vlerën 700 000 lekë. 
5. Pronar me 100% i një veture tip “Audi” në vlerën 150.000 lekë.
6. Paga si Kryetar i Bashkisë Leskovik në vlerën 660.000 lekë.
7. Bonus si Kryetar i Bashkisë Leskovik në vlerën 360 000 lekë.
8. Paga si anëtar i Këshillit të Qarkut në vlerën 158.000 lekë.
————————————————————–

Klement Ndoni, kryetar Bashkie në Këlcyrë

1. Bashkëpronar me 25% i një apartament banimi me sip. 40 m2 në Këlcyrë, me privatizim në vitin 1991.
2. Bashkëpronar me 50% i një veture blerë në vitin 2010 në vlerën 600.000 lekë, pjesë e regjimit martesor. 
3. Pronar me 100% i një veture blerë në vitin 2007 në vlerën 100 000 lekë. 
4. Pronar me 100% i një veture tip “Fuoristradë” blerë në vitin 2010 në vlerën 70 000 lekë.
5. Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë, në vlerën 1.300.000 lekë.
6. Bashkëshortja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë “Raiffeisen Bank” Përmet” në vlerën 1 260 000lekë.
—————————— 

Altin Çomo, kryetar Bashkie në Libohovë

Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 120 m2 në Gjirokastër, me blerje në vitin 2002, në vlerën 120 000 lekë. 
Pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 100 m2 në Gjirokastër, me blerje në vitin 2006, në vlerën 2 500 000 lekë.
Para Kesh (Cash) në vlerën 2 500 000 lekë.
Hua në vlerën 10 000 euro, pa afat dhe pa interes, marrë për ndërtimin e shtëpisë së banimit.
Paga si kryetar i Bashkisë Libohovë në vlerën 524 415 lekë.
Bonus për shpenzime udhëtimi si kryetar i Bashkisë Libohovë në vlerën 210 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i Kryesisë së Qarkut në vlerën 46 800 lekë.
Bashkëshortja paga si pedagoge në universitetin “Eqrem Çabej”në vlerën 718 001 lekë.
—————————————————–

Valter Miza, kryetar Bashkie në Bilisht

Paga si Kryetar i Bashkisë Bilisht në vlerën 718.000 lekë.
Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut në vlerën 142 600 lekë.
Interesa bankare në vlerën 118 000 lekë.Bashkëshortja zonja Ilda Miza paga nga mësimdhënia në vlerën 505 000 lekë.
————————————————————-
Lulzim Meçi, kryetar Bashkie në Memaliaj
Paga si Kryetar i Bashkisë Memaliaj në vlerën 948 000 lekë.
Bonus transporti në vlerën 360 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër në vlerën 46 800 lekë.
Bashkëshortja Liljana Meçi të ardhura nga ushtrimi i një aktiviteti privat në vlerën 1 458 897 lekë.
Vajza zonja Elvana Meçi paga pranë Plus-Communication sha në vlerën 1 080 000 lekë.
Vajza zonja Jonida Bijo paga si ekonomiste pranë “Hotel Sheraton” në vlerën 1.440.000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 423 080 lekë për një kredi bankare në bankë të nivelit të dytë me principal 860 000lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 234 807 lekë për një kredi marrë në bankë të nivelit të dytë me principal 1 400000 lekë pa interes.
Detyrime të papaguara në vlerën 310 000 lekë për një kredi marrë në bankë të nivelit të dytë me principal 600 000 lekë pa interes.
————————————————————————-

Gilberto Jaçe, kryetar Bashkie në Përmet

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 
Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 719 856 lekë.
Të ardhura nga dietat nga OSBE: 140 euro.
Bonuse për transportin 360 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 146 400 lekë.
Bashkëshortja: të ardhurat nga paga 576 000 lekë.
—————————————————-

Servet Duzha, kryetar Bashkie në Cërrik

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 71 m2 në Cërrik, me blerje në vitin 2002, në vlerën 200 000 lekë. 
Bashkëpronar me 25% i një ap. banimi me sip. 71 m2 në Cërrik, me blerje në vitin 1992-1993, në vlerën 9 000 lekë.
Pronar me 100% i një depozite bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 800000 lekë. 
Pronar me 100% i një depozite bankare në valutë në vlerën 10 000 euro.
Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, me blerje, në vlerën 1 500 000 lekë.
Paga si Kryetar i Bashkisë Cërrik në vlerën 709 488 lekë.
Bonus transporti në vlerën 360 000 lekë.
Shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan në vlerën 128 700 lekë.
Interesa bankare në vlerën 17 218 lekë nga depozitë në bankë të nivelit të dytë.
Bashkëshortja Kledia Duzha, paga si specialiste pranë Zyrës së punës në Elbasan në vlerën 473 548 lekë.
————————————————-

Shkëlzen Hoxha, kryetar Bashkie në Krujë

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 710 940 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Nuk ka
Kredi bankare në vlerën 50 000 euro për shlyerje detyrimi dhe sistemim apartamenti. Kredia është aktivizuar në 26.06.2013.
————————– 

Ndriçim Dushku, kryetar Bashkie në Rrogozhinë

Para Kesh (Cash) në vlerën 37 000 euro.
Pronar i një veture tip Mercedes Benz, me blerje në vitin 2003, në vlerën 850 000 lekë.
Aksioner me 100% i shkollës së mesme “3 Janari” në Durrës, me kapital fillestar 100 000 lekë.
Paga dhe shpërblime si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë në vlerën 684 000 lekë.
———————————————-

Rajmonda Balilaj, kryetar Bashkie në Patos

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 783 156 lekë.
Të ardhurat nga shfrytëzimi i tokës bujqësore 900 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit 250 500 lekë.
———————————————————-

Jorgo Goro, kryetar Bashkie në Himarë

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 720 000 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.
Të ardhura totale nga interesat bankare 12 074 lekë
Të ardhura nga interesa bankare 12 374, në pronësi 100%
Bashkëshortja: të ardhura nga paga 240 000 lekë
Bashkëshortja:të ardhurat nga interesa bankare 1 916 lekë.
——————————–

Gjoka Vuka, kryetar Bashkie në Rubik

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 61 m2 në Rubik, me blerje në vitin 1997, në vlerën 350 000 lekë. 
Bashkëshortja zonja Albina Vuka bashkëpronare me 50% e një shtëpie banimi më sip. 43 m2 në Rubik, me privatizim, në vlerën 500 000 lekë.
Bashkëshortja Albina Vuka bashkëpronare me 50% e një llogarie rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë në vlerën 203 300 lekë, hapur më 07.10.2010 me interes 5.7%. 
Bashkëshortja Albina Vuka kredi bankare marrë më 28.04.2011 me principal 1 000 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe normë interesi 17.5%.
Paga dhe shpërblime si Kryetar i Bashkisë Rubik dhe si Këshilltar Qarku në vlerën 1 442 180 lekë. Bashkëshortja Albina Vuka, paga si Inspektore pranë Bashkisë Rubik, në vlerën 381 264 lekë.

Shënim: Në numrin e ardhëm do të vazhdojmë të publikojmë pasuritë e kryetarëve të bashkive të tjera, le të jenë këto publikime një ballafaqim publik i tyre me komunitetin ku drejtojnë