300 “kongresmenë”, kërkesë për përjashtimin e Blushit dhe “kulakëve” që e mbështesin

515
Mbrëmja e djeshme në kupolën e ngushtë të PS, pra në “oxhakun” e krye-socialistit Edi Rama ka qenë e tensionuar jo për dekorin “vizatimor” të punimeve të kongresit, por për finalizimin e skenarit të suksesshëm “Anti-Blushi” e “Pro-Rama”, që duhet të luhet dhe realizohet në skenën e trishtë e false të këtij kongresi tip “mbledhje fshati me bajraktar të para-emëruar me vota pro tij”. Ankthi i kupolës së PS që mbron shkeljen e Statutit, lidhet me shqetësimin që ky skenar të zbatohet në çdo detaj, nga sekonda e parë deri tek sekonda e fundit e punimeve të tij. Edhe pse duket, sikur Blushi është “zbehur, trembur e tërhequr disi” dhe sikur Rama është “trimëruar, qetësuar e hedhur në sulm triumfues”, realisht situata brenda PS e mes palëve “armike” nuk është kjo që shfaqet ekraneve, por është më e zjarrtë, fakt që e dëshmon deklarata e bërë nga deputetja Hafizi në sy e në krahë të Edi Ramës në takimin rilindës të Shkodrës, ku deklaroi bindshëm e prerë, se beteja për proces zgjedhor të lirë për kreun e PS dhe të drejtuesve të tjerë vetëm sipas Statutit aktual, do të vazhdoj pa asnjë tërheqje e pa asnjë kompromis. Mirëpo edhe pala tjetër nuk po bënë “gjumë”, mbasi nuk mund të “mbyll sy” deri sa të mbyll llogaritë që grupi Blushi i ka hapur me votimin e kryetarit në Kongres me votim të fshehtë e me kandidatura rivale! Prej kupolës së PS, ose më saktë prej grupit sundues aktual “Rama”, flitet se janë marrë të gjitha masat që parashikon një përballje e tillë e nivelit të lartë me risk të lartë rreziku deri ekzistenciale politikisht për palët, përballje që së pari lëkund e shkul, ose “çimenton” pozitat komanduese të Edi Ramës në brenda e në krye të PS edhe pa u zgjedhur sipas Statutit, por duke u votëbesuar formalisht prej dele(gatëve) me një procedurë letrash që hidhen verbërisht në kutinë e vetme për kryetarin, me të vetmin emër kryetari që nuk ëshët kandidat por vazhdues “kurore”! 
Pika kulmore e kongresit/300 delegatë, kërkesë për përjashtimin e Blushit nga PS
Burime të gazetës “Telegraf”, kanë bërë me dije se në “dhomën e hartave” të kryeministrit edhe kryetar i PS është ideuar dhe është bërë gati për zbatim prej “delegatëve besnikë” të Ramës, një lëvizje e mirë-menduar që ka si synim të nxjerr Ben Blushin jashtë “familjes socialiste”. Kundërshtarët, tashmë të pozicionuar publikisht si “armiqtë” e Blushit dhe mbështetës fanatikë të Ramës, por edhe të tjerë që luajnë pas “kuintave” të skenës me detyra konkrete të ngarkuara prej kreut aktual të PS, kanë bërë gati hedhjen në “sulm special” e të veçantë kundër Blushit me referencë Statutin e PS, të cilin do ta bëjnë në një nga seancat e kongresit. Zëra brenda kupolës së PS që kanë dijeni për këtë sulm, konfirmojnë se është menduar të veprohet kështu: Pas diskutimit të Blushit, përmbajtja e të cilit do të jetë e përqendruar në çështjen e zgjedhjes së kryetarit sipas Statutit, në dështimet e qeverisë, në korrupsionin e disa ministrave afër kreut të PS dhe në mosfunksionimin strukturave të partisë, drejtuesi I seancës së kongresit, që mendohet se krejt “rastësisht” do të jetë Taulant Balla, do të njoftoj se një grup delegatësh të kongresit, duan t’i bëjnë kongresit një kërkesë-propozim konkret të “çastit”! Kërkesa gjoja e “panjohur” do të pranohet me ngritje duarsh të delegatëve dhe një nga delegatët e Qarkut ët Elbasanit, do të dalë në podiumin e kongresit dhe do të lexoj një kërkesë firmosur nga 300 delegatë të organizatave socialiste të 10 qarqeve të vendit, bërë me nismën e 32 delegatëve të Elbasanit, Matit, Shkodrës, Kavajës, Vlorës, Fierit, Beratit e Korçës! Sipas saj, 300 “kongresmenët” nismëtarë firmëtarë të “traktit”, do t’i kërkojnë kongresit përjashtimin e Ben Blushit nga PS, madje duke e nxjerr jashtë nga punimet e kongresit atë dhe “kulakët” e tjerë që e mbështesin “në rrugën armiqësore” për rrëzimin e kryetarit të partisë nga posti. Këtë kërkesë të bërë “befasisht nga baza socialiste” në kongres, drejtuesit e kupolës së PS e kanë të justifikuar, duke e mbështetur në Nenin 44 të Statutit aktual të PS, sipas të cilit “Të zgjedhurit në të gjitha nivelet e forumeve drejtuese të partisë, i nënshtrohen votëbesimit të zgjedhësve të tyre dhe të drejtën e iniciativës për mocion mosbesimi e ka përkatësisht 1/3 e anëtarëve të partisë, 1/3 e anëtarëve të OS, Asamblesë Socialiste të bashki/komunës, Asamblesë Kombëtare dhe Kongresit të Partisë”. Mjafton zbatimi i këtij neni të Statutit, që në merr të demokracisë së brendshme të partisë, “krye-puçisti” Ben Blushi dhe”veglat” e tij të deklaruara e të fshehta që janë zbuluar e futur në “listën e zezë” të spastrimit nga PS, të nxirren jashtë kësaj partie që nga salla e kongresit! Ndërsa kjo goditje me përjashtim nga PS e për rrjedhojë edhe nga grupi parlamentar i Blushit e “blushistëve” është menduar të realizohet me Statutin e vjetër të PS, ndërsa rikonfirmimi i mandatit të Ramës si kryetar dhe i ekipit të ri të PS, do të bëhet me Statutin e ri, me synimin që fillimisht të përjashtohet “grupi armiqësor” dhe pastaj kongresi të vazhdoj punimet i “qetë”! nuk e dimë nëse ky skenar do të futet apo jo në veprim, por kjo është e vemtja mënyrë dhe mundësi e besueshme publikisht, për të hequr qafe Blushin dhe të tjerët e linjës së tij! Ky skenar, ta çon kujtesën tek një fakt historik i para 72 viteve, kur komunistët që ishin pala fitimtare e luftës, iu vërsulën kundërshtarëve brenda PKSH, për të sunduar të qetë. Kështu po ndodh edhe me rastin “Blushi”, ndaj të cilit kupola e “rilindësve” të PSSH së marsit 2016, në emër të fitores së pushtetit ka vendosur të zbatoj Nenin 44 të Statutit për përjashtimin e “armiqve” të kryetarit Rama, tamam si kupola e PKSH e dhjetorit ’44, që në emër të fitores së luftës spastroi dhe eliminoi kundërshtarët e Enverit me Statutin e Kongresit të Përmetit… Por në kërkesën e bërë nga kongresmenët janë marrë si pikë referimi për përjashtimin edhe nenet 11 e 26 të Statutit të PS.
Ja Neni 44 i Statutit të PSSH që justifikon përjashtimin e Ben Blushit nga PS
Votëbesimi 
1. Të zgjedhurit në të gjitha nivelet e forumeve drejtuese të partisë i nënshtrohen votëbesimit të zgjedhësve të tyre. Të drejtën e iniciativës për mocion mosbesimi e ka përkatësisht 1/3 e anëtarëve të partisë, 1/3 e anëtarëve të OS, Asamblesë Socialiste të bashki/komunës, Asamblesë Kombëtare dhe Kongresit të Partisë. 
2. Mocioni i mosbesimit ndaj drejtuesve të partisë në nivel vendor iniciohet në rastet kur: 
a. me vendim të KGS provohet se në veprimtarinë e tyre ka shkelje të rënda të Statutit të Partisë; 
b. dëmton rëndë me veprime e qëndrime imazhin e partisë. 
Ja Neni 11 
Ja përsë ndëshkohet anëtari i PS
1. Mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në mbledhjen e OS ose në forumin ku është zgjedhur; 
2. Nuk tërheq kartën vjetore të anëtarësisë kundrejt kuotës: për më shumë se 6 muaj për anëtarin e partisë dhe për më shumë se 3 muaj për anëtarin e Asamblesë Socialiste dhe të Asamblesë Kombëtare të PS
3. Shkel vendimet e forumeve, cënon rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes në raportet partiake
4. Kandidon si i pavarur apo për forcat e tjera politike ose kontribuon në favor të tyre në fushatat zgjedhore pa autorizim të forumeve përkatëse të partisë
5. Deklaron publikisht qëndrimin kundër kandidatit përfaqësues të partisë. 
Ja masat ndëshkuese
1. Vërejtje; 
2. Heqje e të drejtës së votimit në proceset zgjedhore në parti deri në një vit 
3. Shkarkim nga organet e zgjedhura partiake 
4. Heqje e mbështetjes politike për mandatin e marrë
5. Ç’regjistrim nga Partia 
—————————
Sipas Nenit 45 të Statutit, gati edhe skenari për referendum
Sipas zhvillimeve në kongres, grupi i skenaristëve të zhvillimit të punimeve të kongresit, ka menduar që të ketë edhe një plan rezervë, për të shmangur ndonjë shans të grupit Blushi për të kandiduar në kongres për postin e kryetarit. Sipas burimeve nga brenda kupolës së PS, thuhet se gjtihçka ëshët “kopsitur” siç duhet në favor të rikonfirmimit verbal në krye të Edi Ramës, pa kandidatura të tjera rivale, ose qoftë edhe formale. Një nga planet rezervë që mbahet sekret dhe mendohet të hidhet në veprim për zabtim në kongres, në rast të dështimit të planit të rikonfirmimit pa kandidim të hapur me rivalë për postin e kryetarit, do të jetë varianti me futjen në lojë të propozimit të bërë nga Edi Rama, për referendum brenda PS. për këtë është menduar të shfrytëzohet neni 45 i Statuti të PS, sipas të cilit njihet referendumi, paçka se nuk përcakton rastin konkret të debatit për konfirmim pa votim ose jo të mandatit të kryetarit të partisë! Edhe për futjen në veprim të këtij plani rezervë është menduar se si do të veprohet me detaje. Në “xhepin” e organizatorëve të kongresit, flitet se qëndron gati një kërkesë e firmosur nga një grup delegatësh nga 21 rrethe të vendit, në emër të 1/3 së anëtarëve të organizatave socialiste që ata përfaqësojnë në kongres. Po cfarë përcakton ky nen i Statutit?
Neni 45 
Referendumet në Parti 
1. Për probleme që prekin parimet themelore programore dhe statutore të PS zhvillohet referendum në parti. 
2. Referendumi zhvillohet me iniciativë të Asamblesë Kombëtare, vendim të Kongresit të PS dhe me kërkesën e 1/3 të anëtarësisë së partisë. 
3. Modalitetet për zhvillimin e referendumit përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PS.
Sigal