‘30 qershori thelloi më shumë krizën’/ Kadilli: ‘Protesta e sotme prova që kriza nuk është zgjidhur’

403
Sigal

Anëtari i kryesisë së PD Fatbardh Kadilli tha nga studio e Ora News se protesta e sotme e opozitës është një provë që kriza në vend nuk është zgjidhur.

Kadilli tha se 30 qershori nuk e zgjidhi krizën në vend, por e thelloi edhe më shumë.

‘Kriza politike në Shqipëri me procesin e 30 qershorit nuk u zgjidh, as nuk u zbut, thjesht u thellua më tepër. Pas 30 qershorit, opozita është tërësisht jashtë të gjitha institucioneve të këtij sistemi politik. Pas 30 qershorit, edhe një pjesë tjetër e shoqërisë që nuk përfaqësohet thjesht nga opozita politike është jashtë sistemit politik. Pas 30 qershorit kemi dhe një provë të re të një krimi elektoral, kemi një provë të re të dhunimit që i ndodh nga administrata shtetërore nëpunësve që detyrohen të shkojnë të marrin pjesë në proceset farse si ai i 30 qershorit. Kjo është ngjarja sot, që do të thotë me protestën e sotme opozita politika dhe gjithë shqiptarët që na janë bashkuar japin një provë të re se kriza politike nuk është zgjidhur, që kriza politike është këtu mes nesh dhe jemi të detyruar sëbashku të gjejmë një zgjidhje.”, tha Kadilli.