30 qershori, Basha takohet sot me drejtuesen e OSBE/ODIHR

475
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha do të presë sot në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover.

Takimi do të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth një orë me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS.

Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.