30 qershori, ambasadorët takim me Metën

570
Sigal

Pas takimeve me drejtuesit e partive politike, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me disa ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja e Gjermanisë, ajo e Francës dhe ambasadori i Britanisë së Madhe janë duke zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

Bashkë me Sorecën, janë edhe ambasadorja gjermane Susanne Schutz, Duncan Norman i Britanisë së Madhe dhe Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri.

Në këtë takim po diskutohet për krizë politike në vend dhe 30 qershorin.