3 orë, mbyllet protesta e opozitës me mosbindje civile. Edhe shoferët kundër Ramës

499
Ka përfunduar pas gati 3 orësh protesta e opozitës që sot ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Pas protestës së kuksianëve në Rrugën e Kombit, opozita doli në krah të tyre dhe sot thirri një protestë me mosbindje civile.
Për gati 3 orë, rrugët kombëtare në Milot, Vorë, Elbasan dhe Lushnje kanë qëndruar të bllokuara.
Përveç mesazheve politike nuk pati asnjë incident tjetër.
Ajo që ra në sy ishte fakti se asnjë prej shoferëve që ishin të bllokuar në rrugë nuk i ra burive, por të gjithë ata iu bashkuan protestës duke dalë kundër qeverisë.
Sipas tyre, taksat janë rritur shumë dhe nuk po i dilet më.
Sigal