3 LËVIZJE me një të rënë të lapsit, çfarë thotë Arta Marku për shkaqet

481
3 lëvizje në një ditë ka kryer prokurorja Arta Marku. Shkarkimi që më së shumti të bie në sy është padyshim ai i Dritan Ginës nga Prokuroria e Elbasanit. Gina është njëkohësisht dhe bashkëshorti i Rovena Gashit.
Me anë të një deklarate zyrtare ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme për ndryshimet në Prokurorinë e Elbasanit, atë të Fierit dhe të Kukësit.
Prokuroria e Përgjithshme thotë se lëvizjet janë bërë në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion.
“Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.
Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.
Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi”, thuhet në njoftim.
Sigal